Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Komunikatë për Medie – Shpenzimet e Fushatës

Demokraci Plus (D+) dhe Çohu! kanë bërë shpalosjen e të gjeturave të monitorimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për periudhën 31 maj – 3 qershor. Fokus i këtij monitorimi ka qenë fushata e partive politike në media, duke përfshirë televizionet, portalet dhe gazetat. Në ndërkohë këto dy organizata do të bëjnë publikimin e të gjeturave edhe nga terreni për tubime dhe materialet zgjedhore

Demokraci Plus (D+) dhe Çohu! kanë bërë shpalosjen e të gjeturave të monitorimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për periudhën 31 maj – 3 qershor. Fokus i këtij monitorimi ka qenë fushata e partive politike në media, duke përfshirë televizionet, portalet dhe gazetat. Në ndërkohë këto dy organizata do të bëjnë publikimin e të gjeturave edhe nga terreni për tubime dhe materialet zgjedhore.

Të gjeturat përfshijnë:

Për shpenzimet në gazeta prinë koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa me 3560 euro të shpenzuara për katër ditë, përderisa PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 3250 euro. Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar vetëm 260 euro për katër ditët e para të fushatës.

Numrin më të madh të reklamave për subjektet politike e ka pasur gazeta Zëri me 41 reklama, përderisa Epoka e Re me 18 sosh. Gazetat e tjera ditore kanë pasur një numër shumë më të vogël të reklamave.

D+ dhe Çohu! po ashtu kanë bërë monitorimin e televizioneve RTK, KTV, Klan Kosova dhe RTV 21. PDK, AAK dhe Nisma në këtë periudhë kanë shpenzuar 55,251 euro në transmetime të reklamave në media. LDK, AKR dhe Alternativa shpenzuan 25,970 euro, përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka paguar 3,661 euro për transmetime. Partitë tjera politike kanë shpenzuar 5,883 euro.

Në anën tjetër është vërejtur një numër i madh i reklamave në portale online për këto katër ditë, të cilat janë monitoruar në bazë të ofertave të vetë këtyre portaleve. Nga monitorimi vërehet se PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 23,350 euro, ndërsa LDK, AKR dhe Alternativa kanë shpenzuar 20,500 euro në këto reklama për katër ditë.

Spotet televizive të transmetuara për të njejtën periudhë janë vlerësuar me këto shifra: PDK, AAK dhe Nisma kanë pasur vlerë të përafërt të spoteve prej 17,300 euro. LDK, AKR dhe Alternativa kanë pasur 21,400 euro, përderisa Vetëvendosje është vlerësuar se ka shpenzuar më së paku në xhirimin e spoteve, përkatësisht 1,700 euro.

Shumë e madhe e mjeteve është shpenzuar po ashtu për xhirimin dhe transmetimin e tubimeve të partive politike. Për këto katër ditë në katër televizione janë shpenzuar këto shuma të parave. PDK, AAK dhe Nisma kanë shpenzuar 36,000 euro, LDK, AKR dhe Alternativa 44,000 euro dhe Vetëvendosje 28,000 euro.

D+ dhe Çohu! do të vazhdojnë monitorimin e shpenzimeve të fushatës, duke përfshirë gjithashtu shpenzimet e terrenit, të tubimeve dhe të tjera, të cilat do të publikohen në ditën e fundit të fushatës. 

D+ dhe Çohu!

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...