Programet
Antikorrupsion / Hulumtime

Pandemi në Gjyqësi

Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

Organizata për Demokraci, Antkorrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! ka publikuar raportin e monitorimit të gjykatave themelore në Republikën e Kosovës “Pandemi në Gjyqësi”. Raporti përfshin të dhënat dyvjeçare të monitorimit (tetor 2018 – gusht 2020) me fokus në gjetjet e veçanta të vitit të fundit (shtator 2019 – gusht 2020).

Gjatë periudhës dyvjeçare, ÇOHU ka monitoruar rreth 1,000 seanca gjyqësore në gjykatat themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ku janë identifikuar një varg gjetjesh – nga ato më teknike e deri të shkeljet e afateve procedurale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ndër gjetjet kryesore të identifikuara janë:

  •  Mungesa e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive në trajtim të rasteve të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, në veçanti korrupsionit të nivelit të lartë;
  •  Efektet e pandemisë COVID -19 në drejtësi, mosmbajtja dhe shtyrja e seancave gjyqësore;
  •   Numri i madh i lëndëve të vjetërsuara/parashkruara – 25,909 lëndë penale të parashkruara nga viti 2000 deri në vitin 2019 në gjykatat e Kosovës;
  •  Numri i madh i lëndëve që rrezikojnë parashkrimin – 492 lëndë të tilla;
  •  Shkelja e afateve procedurale ligjore deri në 1,520 ditë vonesë (mbi katër vjet) për mbajtjen e një shqyrtimi;
  •  Fillimi me vonesë i seancave gjyqësore;
  •  Mospërgatitja dhe ndërrimi i prokurorëve gjatë përfaqësimit të aktakuzave;
  •  Mungesa e efikasitetit të mekanizmave të vlerësimit të performancës për gjykatës dhe prokurorë në kuadër të KGjK dhe KPK.

Për shkak të pandemisë COVID-19, në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës është vështirësuar puna në trajtimin e lëndëve. Për një kohë të gjatë fokusi ka qenë vetëm në trajtimin e lëndëve me karakter emergjent. Përkundër përpjekjeve për menaxhimin e krizës, ajo kishte rezultuar me rënien e theksuar të efikasitetit në trajtimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori. 

Në raport gjithashtu janë përfshirë dhe janë analizuar indekset ndërkombëtare të perceptimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit (Transparency International  dhe World Justice Project). Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, të publikuar nga Transparency International, Republika e Kosovës ka shënuar regres në luftimin e korrupsionit, me ç‘rast nga pozita 93 në vitin 2018 ka zbritur në vendin 101 në vitin 2019.

Po ashtu, në raport është përfshirë analiza e të dhënave të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për rastet e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në periudhën 2015-2020, në bazë të të cilave identifikohet se përkundër prioritetit që do të duhej të kishin lëndët e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ato vazhdojnë të barten nga viti në vit duke pasqyruar joefikasitetin e gjykatave dhe prokurorive në trajtim të rasteve të tilla.

Në fund raporti përmban rekomandimet për institucionet dhe akterët përkatës.

Raportin e plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu

Raportin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu 

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...