Mungesa e rregulllativave nga MASHT-i dhe Rektorati kanë krijuar zona të hirta, të cilat lënë mundësi të korruptimit në Universitet 

MAShT-it duke thënë se ka një mungesë të denoncimit nga ana e tyre 

Problem kyq është potencuar mungesa e një rektori dhe marrëdhëniet mes Universitetit  dhe MASHT-it 

Studentët kërkojnë sqarime se çka mund të bëjë MASHT në rastet e korruptimit në rektorat

Përfaqësuesit e organizatave të reja studentore akuzojnë organizatat që kanë qenë të themeluara më herët si koordinator të korrupsionit mes profesorëve dhe studentve 

Debati mbi korrupsionin në Universitetin e Prishtinës i mbajtur të premtën në Amfiteatrin e Fakultetit Filozofik ka zgjuar një interes shumë të madh në mesin e studentëve. Një numër I madh I studentëve kanë shtruar pyetjet e tyre dhe mendimet mbi shkaqet dhe burimet e korrupsionit në UP përpara përfaqësuesve të Ministrisë së arsimit dhe të Rektoratit. Një numër I madh pyetjesh qoftë të lidhura me veprime direkte korruptive qoftë në parim janë ngritur nga studentët dhe nga shtatë organizata studentore të thurrura për debat nga Organizata për Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”. 

Shefi I drejtorjatit për arsim të lartë në MASHT, Xhavit Rexhaj, ka filluar prezantimin e tij në këtë debat duke konstatuar se në UP ka më shumë korrupsion fiktiv sesa ekzistent. Natyrisht, ndryshe nga zoti Rexhaj kanë menduar shumica e studentëve të cilët janë shprehur se në UP nuk është mbajtur ndonjëherë debat në fushën anti-korrupsion. 

Rexhaj ka fajsuar institucionet për lejimin e ambientit korruptiv. “Mungesa e rregulllativave nga MASHTi dhe Rektorati kanë krijuar zona të hirta, të cilat lënë mundësi të korruptimit në Universitet”, ka thënë ai duke kontaktuar që UP nuk ka luftuar asnjë rast të korrupcionit dhe nuk kanë avancuar profesorët meritor duke I lënë të gjithë në një nivel. Sido që të jetë ai ka premtuar se në të ardhmen do ketë rezultate më të mëdha në fushën anti-korrupsion duke qenë se MASHT ka kriju një organizëm për luftimin e rasteve të veqanta të korrupsionit në arsim. 

Një sfidim të studentëve kanë bërë përfaqësuesit e rektoratit dhe MAShT-it duke thënë se ka një mungesë të denoncimit nga ana e tyre. Për të ndodhur kjo, është thënë se duhet të reformohen Organizatat studentore, ato duhet të demokratizohen