Ku është raporti i Auditorit për Kuvendin e Kosovës? 

-Presione kundër Auditorit për mospublikim të raportit të Auditimit mbi Kuvendin;

-Shkelje të rënda gjatë vlerësimit të tenderi për Qendren Protokollare në Gërmi; 

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU” ka marrë informacione nga burime të besuara se raporti i Auditorit Gjeneral mbi Kuvendin e Kosovës ka disa ditë që është përfunduar, por që nuk është publikuar për shkak të ndikimeve politike dhe kërcënimeve. 

“ÇOHU” ka informacion se ky raport ndër të tjera ka nxjerr dy shkelje të rënda: 

E para: Pronari i kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e Qendres Protokollare në Gërmi, ka qenë i kyqur në procesin e tenderimit të kësaj pune brenda në Kuvend. 

E dyta: Vetura “Ford Excursion VIP” e blerë për ish-Kryeparlamentarin Nexhat Daci nuk gjendet në vendblerje, por poashtu nuk është as në Kuvend. Thjeshtë nuk dihet ku gjendet kjo veturë e paguar nga Buxheti i Kosovës me 236.500 euro. 

Organizata “ÇOHU”, kërkon nga auditori që menjëherë ta bëjë këtë raport publik dhe nga policia që të ndërmarrë hapa për hulumtimin e presioneve të dyshimta ndaj Zyrës së Auditorit Gjeneral. 

Të kujtojmë se udhëheqësja e kësaj zyre ëshë sulmuar fizikisht në muajin shkurt të këtij viti dhe as Qeveria e Kosovës, por as organet e rendit nuk kanë ndërmarrë ndonjë gjë në lidhje më këtë.

Në anën tjetër, në të gjitha raportet e auditorit të përgjithshëm të Kosovës janë konstatuar shkelje të rënda të ligjit. Kryeminisri Agim Çeku dhe shefi i partisë së tij Ramush Haradinaj vazhdojnë t’i injorojnë faktet për keqpërdorimet e argumentuara nga këto raporte dhe në paraqitjet e tyre publike dhënë të kuptohet se nuk do të ndërmarrin masa kundër keqpërdoruesve. 

Auditimi ëshë një nga mënyrat e sigurimit të llogaridhënies si princip elementari i demokracisë. Nëse Qeveria, Kuvendi dhe partitë e koalicionit vazhdojnë të injorojnë shkeljet tashmë të argumentuara, këto institucione duhet të jenë të vetëdijshme se po krijojnë ambient për korrupsion dhe shkelje të ligjit. 

Prandaj, meqë Ekzekutivi i Kosovës me në krye zotin Çeku duket se tashmë kanë humbur fuqinë përballë keqpërdoruesve të pushtetit dhe parasë publike, “ÇOHU” mendon se është momenti i fundit kur Kuvendi i Kosovës do duhej të ndërhynte për të vendosur ligjësinë në Kosovë qoftë në nivel qendror apo atë lokal të qeverisjes. Në të kundërtën Kosova është duke u shndërruar në një vend ku ligji nuk ka rëndësi për njerëzit në pushet me cka rrezikhet jo vetëm e ardhmja demokratike e Kosovës por edhe siguria e vendit. 

Parlameni i Kosovës nuk duhet të rri duarkryq derisa vendi ëshë duke u shndërruar në një banana republik e tipit jugamerikan.