Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MAShT, gjatë mandatit të kësaj Qeverie, ka vendosur si njërin prej prioriteteve të saja licencimin dhe akreditimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL). Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë Privat, si dhe ka autorizuar MAShT-in, për funksionalizimin sa më të shpejt të këtij Komisioni. Kështu, MAShT-i, ka kontraktuar Këshillin Britanik për Akreditim që të bëjë një vlerësim të jashtëm të BPrAL, mbi bazën e të cilit MAShT-i do të marrë vendim për licencimin dhe akreditimin e tyre.
Së pari, Qeveria e Kosovës, me vendimin e saj për themelimin e Komisionit për Akreditim, ka bërë shkelje të qartë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Kosovë. Ky ligj, shprehimisht përcakton se është Agjensioni për Akreditim i Kosovës, institucioni i cili mund ta bëjë vlerësimin si dhe akreditimin e BPrAL, dhe jo MAShT-i. Kuadri ligjor për sa i përket rregullimit të fushës së arsimit të lartë, është i mangët dhe shpeshherë kontradiktor. Ka mospërputhje në mes versionit anglisht dhe atij shqip të Ligjit, në mes Ligjit dhe Udhëzimit Administrativ (UA) për Licencim, si dhe brenda vetë UA për Licencim. Veç kësaj, mungojnë edhe dy akte nënligjore për sa i përket rregullimit të fushës së akreditimit të kërkuara me Ligjin mbi Arsimin e Lartë.
Veç këtyre shkeljeve, zbrazëtirave ligjore dhe të metave metodologjike, në procesin e licencimit dhe akreditimit të BPrAL, ka pasur edhe ndërhyrje politike, të cilat e komprometojnë tërë procesin. Kështu, duke rrezikuar që e tërë nisma e MAShT-it për licencimin dhe akreditimin e BPrAL të jetë subjektive dhe korruptive. I tërë argumentimi në këtë analizë mbi shkeljen e ligjit dhe anashkalimin e institucioneve të thirrura për të akredituar BPrAL-të merr kuptim të
Si rrjedhojë e kësaj, nuk mund të pretendohet se procesi i tanishëm ka të bëjë me akreditimin e BPrAL, por ky proces është rilicencim, licencim, apo shikim i gjendjes që mbretëron në këto institucione, i cili edhe si i tillë është ndikuar politikisht e manipuluar profesionalisht. Po ashtu, mund të thuhet se metodologjia e përdorur nga ana e MAShT-it për vlerësimin e BPrAL, nuk garanton se do të jetë mjet plotësues për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi.
Kjo për faktin se të dhënat e dala nga pyetësori i MAShT-it, nuk kanë kritere të qarta të paracaktuara mbi bazën e të cilave këto të dhëna do të mund të krahasoheshin si dhe për shkak se metodologjia nuk i është përshtatur specifikave që ka Kosova për sa i përket deformimeve në zhvillimin e sektorit të arsimit të lartë privat.
Pyetësori i MAShT-it, tash për tash mund vetëm ta paraqes gjendjen aktuale që mbretëron tek BPrAL, e përkufizuar më shumë në aspektet teknike që jodomosdoshmërisht tregojnë kualitetin e nxënies. Ky pyetësor nuk mundet assesi të shërbej si mjet adekuat mbi të cilin mund të merren vendime për akreditimin e institucioneve të larta edukative dhe të arrihet rregullimi dhe përmirësimi kualitativ i kësaj fushe.
Veç këtyre shkeljeve, zbrazëtirave ligjore dhe të metave metodologjike, në procesin e licencimit dhe akreditimit të BPrAL, ka pasur edhe ndërhyrje politike, të cilat e komprometojnë tërë procesin. Kështu, duke rrezikuar që e tërë nisma e MAShT-it për licencimin dhe akreditimin e BPrAL të jetë subjektive dhe korruptive. I tërë argumentimi në këtë analizë mbi shkeljen e ligjit dhe anashkalimin e institucioneve të thirrura për të akredituar BPrAL-të merr kuptim të plotë vetëm kur qitet në kontekstin e politizimit të procesit të akreditimit dhe ndërhyrjeve politike nga partia e ministrit Hoxhaj.
Lista e dokumenteve