E themeluar në shtator të vitit 2005, qëllimi i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! është kufizimi i ndikimit të korrupsionit politik në institucionet publike të Kosovës. Përderisa Kosova mbetet një vend i varfër dhe i pazhvilluar, me rritje të ulët ekonomike, korrupsioni duket të ketë marrë një kahje tjetër, atë të zgjerimit. Për ta zvogëluar korrupsionin dhe për ta hapur rrugën për zhvillim, Çohu angazhohet për institucione transparente dhe llogaridhënëse. Me rritjen e punës sonë, po rritemi edhe ne. Jemi gjithmonë në kërkim të vendeve të reja, të territoreve të reja për eksplorim dhe të fushave të reja për hulumtim. Lëvizja në drejtim të fushës së “të dhënave të hapura” (Open Data), që t’i eksplorojmë ato dhe t’i shndërrojmë në mjet për arritjen e një transparence dhe llogaridhënieje më të lartë të institucioneve publike, është, mes tjerash, një nga qëllimet e Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Demokratizim. Teknologjitë e reja ua mundësojnë organizatave të shoqërisë civile që të jenë më efikase dhe të arrijnë tek një publik më i gjerë. Duke qenë në mes të një organizate mbikëqyrëse (watchdog) dhe të një organizate hulumtuese (think-tank), Çohu nuk vendos kufij sa i përket përdorimit të metodave të ndryshme për të arritur synimet e saj të krijimit të institucioneve transparente, llogaridhënëse dhe demokratike. |
Aktivitet kryesore
Zyra për Demokratizim dhe Integritet Publik | Zyra për Kompanitë Publike dhe Privatizim
Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese |