Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, e cila kishte si temë rrezikun nga dezinformatat dhe lajmet e rreme. Gjatë ligjëratës, nxënësve u është folur për natyrën e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, grupet e targetuara të këtyre lajmeve dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit. 

Pjesë e ligjëratës ishte edhe diskutimi me nxënësit, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me këto fenomene si dhe sfidat me të cilat janë përballur me lajme të tilla. 

Gjatë ligjëratës një theks i veçantë iu kushtua edhe parandalimit të lajmeve të rreme dhe dezinformatave dhe mënyrës së verifikimit të tyre. Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për temën e përgatitur nga Çohu! Paraprakisht, nxënësit plotësuan edhe një anketë, qëllimi i se cilës është të vlerësohen njohuritë e përgjithshme të tyre për këtë temë. 

Kjo ligjëratë është realizuar në kuadër të projektit me Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës - Press Council of Kosovo dhe do të vazhdojë edhe në 13 shkolla të mesme të komunave të ndryshme të Kosovës.