Koalicioni Antikorrupsion të hënën në mëngjes ka shpërndarë postera Anti-korrupsion në qendrat e mëdha të Kosovës. Ky poster është pjesë e fushatës së organizatës “ÇOHU” dhe partnerëve të saj me qëllim të informimit të qytetarit mbi rrezikun që po vazhdon të paraqesë kjo strukturë aktuale politike e korruptuar. Motoja e posterit ka qenë “Rreth korrupsionit të përbashkuar” dhe “Banana Republic of Kosova” për të treguar kontrastin në mes frazave patriotike dhe rrezikut real në të cilin gjendet Kosova në rrugëtimin e saj drejt një mënyre kuazi-mafioze të qeverisjes.
Posteri dhe fushata që do të pasojë ka për qëllim që të bëjë të qartë se shkeljet e ligjit, pasurimet jolegale dhe sjelljet arbitrare të një pjesë të konsiderueshme të udhëheqësve të lartë politik janë duke instaluar një pushtet jodemokratik që për esencë ka kepërdorimin në vend të zhvillimit të vendit dhe qeverisjes së mirë.
Perveç motove të shkruajtura, posteri përmban edhe porositë që shpjegojnë situatën e lidershipit lokal dhe ndërkombëtar në Kosovë. Ata thjesht nuk janë duke prekur në realitetin kosovar por sikur janë duke udhëtuar hapësirave të pakufishme të lirisë së bollekut. Në ndërkohë kosovarët vazhdojnë të ngelin diku poshtë, krejtësisht jashtë kornizës së interesave të lidershipit që shihet në poster. Ndërsa demagogjia patriotike vazhdimisht është duke u përdorur për ta mbuluar korrupsionin
Ky poster njëherit është edhe hapi i parë i një veprimi publik i koalicionit anti-korrupsion, i cili është themeluar me qëllim të përballimit të luftës jo shumë të popullarizuar anti-korrupsion, por që konsiderohet të jetë jetike për të ardhmën e një demokracie të qëndrueshme me karakter perëndimor.
Koalicioni Antikorrupsion përbëhet nga: Organizata për Demokraci, Ati-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU, Urban FM, Iniciativa Qytetare Llapjane (IQLL) Podujevë, Iniciativa per Paqe (Pejë), Qendra Rinore (Dragash), Fisnikët, (Prizren), Elita (Viti), Kcic (Gjilan), Lëvizja Alarm (Gjakovë), Sindikata e Pavarur e KEK-ut, Syri i Vizionit (Pejë), Avonet (Ferizaj), Community Building Mitrovica - CBM (Mitrovicë).