Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës për vite me radhë është ballafaquar me sfida të ndryshme të cilat kanë vështirësuar mirëfunksionimin e tij.

Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të forcimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Por, pavarësisht gjithë përpjekjeve dhe reformat në drejtësi, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka hasur në sfida të cilat shpeshherë kanë qenë vështirë të balan­cohen.  

Gjykatat dhe prokuroritë e vendit, kanë hasur në vështirësi të shumta, të cilat kanë rezultuar në mungesë efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, shkelje të dre­jtave themelore të njeriut, të cilat burojnë nga Kushte­tuta e Republikës së Kosovës si dhe nga Konventa Ndërkombëtare për Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut.  

Fenomeni i stërzgjatjes së procedurave gjyqësore mbetet një prej problemeve më të mëdha, ky prob­lem për pasojë ka shkeljen e të drejtës së qytetarit që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavar­ur dhe e paanshme.  

Duke u nisur nga fakti se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore është një nga problemet më të vështira të gjyqësorit, si një ndër çështjet më të rëndësishme juridike paraqitet edhe mbrojtja e të drejtës në gjykim brenda afatit të arsyeshëm.  

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Din­jitet ÇOHU! përmes këtij raporti mundohet të ofrojë një pasqyrë të sfidave të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial në Republikën e Kosovës si dhe analizimin e ligjit të përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, implementimin e tij si dhe praktikave të vendosjes në rastet disiplinore, si dhe të rregulloreve të parapara me këtë ligj. Rëndësi të veçantë i është kushtuar të dhënave statistikore të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, sa i përket zhvillimit të procedurave disiplinore si dhe sanksioneve disipli­nore të shqiptuara ndaj prokurorëve dhe gjykatësve nga mekanizmat përkatës.  

 

Disa nga aspektet themelore të analizuara të ligjit janë:  

1. Autoritetet kompetente për pranimin e anke­save ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve;  

2. Shkeljet di­siplinore për gjyqtarë dhe prokurorë;  

3. Sanksionet di­siplinore dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve;  

4. Ankesat, hetimet dhe procedura disiplinore.  

Po ashtu, ky raport ofron një pasqyrë të disa nga shkeljet më të shpeshta disiplinore, bazuar në ven­dimet e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Vendi­met për rastet e zgjedhura janë marrë nga uebfaqja zyrtare e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës.    

 

11---Përgjegjësia-Disiplinore-ALB04-1
Raporti shqip 

Raporti anglisht