Organizata Çohu! ka vazhduar mbajtjen e ligjëratave mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme edhe në shkolla tjera. Ligjëratat dhe diskutimet u zhvilluan me nxënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj.
Gjatë ligjëratave një theks i veçantë iu kushtua parandalimit të lajmeve të rreme, grupet e targetuara të këtyre lajmeve, dezinformatave, dhe mënyrës së verifikimit të tyre. Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për këtë temë. Paraprakisht, nxënësit plotësuan edhe një anketë, qëllimi i se cilës është të vlerësohen njohuritë e përgjithshme të tyre mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme.
Kjo ligjëratë është realizuar në kuadër të projektit me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe do të vazhdojë edhe në 9 shkolla të mesme të komunave të ndryshme të Kosovës.