Objektivi i përgjithshëm i këtij raporti ёshtё monitorimi i përgjigjeve ligjore në rastet e korrupsionit. Kjo nismë përfshin periudhën kohore nga Tetori i vitit 2007 deri në Mars të vitit 2008, gjatë së cilës ёshtё bёrё mbledhja dhe analizimi i të gjitha të dhënave tё disponueshme në lidhje me çështjen e cekur më lartë. Përkrah qëllimit të përgjithshëm, ky raport po ashtu ekzaminon edhe infrastrukturën e tanishme ligjore anti-korrupsion. Po ashtu, ky raport shqyrton edhe dy draft ligjet; 1) “Ligji për Parandalim të Konfliktit të Interesit gjatë Ushtrimit të Funksionit Publik” si dhe 2) “Ligji mbi Deklarimin dhe Origjinën e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik”1. Megjithëkëtë, gjatë kursit të procedimit tek qëllimi i tij, ky raport ekzaminon institucionet të cilat e parandalojnë dhe e luftojnë korrupsionin duke theksuar raportet e tyre dhe qëllimet e synuara dhe të arritura. Për më shumë, raporti do të tregoj që elementi esencial në luftë kundër korrupsionit, vullneti politik, ka munguar.
Për sa i përket objektivit të përgjithshëm të këtij raporti, mund të thuhet se numri i përgjigjeve ligjore ndaj rasteve të shqyrtuara të korrupsionit kanë qenë të vogla dhe të izoluara për sa i përket llojit të korrupsionit të përfunduara nga prokuroria dhe gjykatat. Në anën tjetër, përgjigjet ligjore kanë qenë gjithashtu shumë të buta nëse merret parasysh karakteri i gjykimit. Ky përfundim bazohet në të dhëna statistikore nga rastet të cilat Prokuroria dhe Gjykatat i kanë përfunduar deri më tani, mirëpo gjithashtu duke i krahasuar ato me nivelin e korrupsionit të prezantuar nga të dhënat e ndryshme.
Për sa i përket infrastrukturës ligjore anti-korrupsion në fuqi, mund të thuhet se kjo infrastrukture ligjore nuk ofron një kornizë adekuate brenda së cilës përpjekjet anti- korrupsion mund të përmbushin objektivat e synuara, atë të parandalimit dhe të luftimit të korrupsionit. Ligji kundër Korrupsionit përveç se e themelon Agjensionin kundër Korrupsionit me një statut të butë, ofron disa provizione që praktikisht janë të pa afta të ndërtojnë një bazë ligjore për kufizimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Nё anёn tjetёr, marrëdhënia e institucioneve që faktikisht duhet të luajnë rol vendimtar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, po ashtu nuk ofron një mekanizëm gjithëpërfshirës efektiv i cili do tё ishte i aftë të izolon jehonën e korrupsionit. Së pari, nuk ka një strukturë funksionale që i përfshin institucionet kryesore në luftë kundër korrupsionit e që punon e koordinuar dhe në harmoni. Përkundrazi qasja është ad-hoc pa një udhërrëfyes të qartë i cili drejton veprimet e tyre. Së dyti, ka një mungesë të theksuar të komunikimit dhe të koordinimit ne mes institucioneve kryesore kundër korrupsionit. Së treti, edhe pse shumë prej institucioneve nuk kanë mundur të përmbushin obligimin e tyre për shkak të mungesës së kapaciteteve profesionale dhe teknike, në anën tjetër disa tё tjerё nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Si pasojë, rrethanat e përgjithshme, legale, institucionale dhe praktike ofrojnë një çerdhe fertile për lulëzimin e fenomenit të korrupsionit, kështu duke rrezikuar që ai të bëhet një pjesë sistematike e sjelljes institucionale. Kështu që, ekziston një nevojë imperative për rishikimin gjeneral të kornizës ligjore dhe institucionale. Në këtë kontekst, qëllimi i përgjithshëm i këtij Raporti është që të ofroj një përshkrim të situatës si dhe të propozoj disa përmirësime që mendon që do ta vendosin një bazë më funksionale dhe më efektive në luftës kundër korrupsionit.