Kompania ''Kelkos Energy'' Sh.p.k e ka dorëzuar kërkesë për arbitrazh ndaj Qeverisë së Kosovës në Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Vjenë (ICC - International Chamber of Commerce). 

Këtë e ka konfirmuar për Preportr Nico Kollmann, nga kompania Kelkos. Por, ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër sa i përket pretendimeve që i ka kjo kompani dhe shumës financiare që po e kërkon përmes arbitrazhit ndërkombëtar. 

Ndërkaq, nga Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Avokatia Shtetërore kanë thënë se kërkesa për arbitrazh është dorëzuar në ICC më 12 shtator të vitit 2023 dhe seanca dëgjimore është mbajtur në periudhën 20-24 tetor 2025.

Nga kjo ministri po ashtu nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me pretendimet e Kelkos, siç kanë thënë për shkak të detyrimeve të konfidencialitetit.

Kelkos është akuzuar në vazhdimësi nga aktivistët mjedisor se ka shkaktuar dëme të shumta mjedisore në Grykën e Deçanit. 

Hulumtimi i plotë: 

Artikuj të ngjashëm