|
|
|
Raporti mbi Qeverinë Thaçi në 100 Ditëshin e Dytë |
|
|
|
|
Shtrirja e Kontrollit me Qëllim të Fshehjes së Korrupsionit Korrik 2008 Gjatë tre mujorit të dytë mund të shënohen disa arritje të rëndësishme të Qeverisë Thaçi, ndër të cilat më të rëndësishmet janë prezantimi kushtimisht i quajtur i suksesshëm në konferencën e donatorëve (edhe pse i përcjellur me një mostransparencë të skajshme), disa zhvillime infrastrukturore si ndërtimi i një numri rrugësh dhe disa shkollave dhe ndërmarrja e inisiativës për të rregulluar sektorin në kaos të arsimit të lartë privat |
|
MË TEPËR…
|
|
Organizata ÇOHU! ka folur me argumente |
|
|
|
|
Ky reagim i Organizatës ÇOHU! vjen si rezultat i disa keqkuptimeve dhe kudër-reagimeve të disa personaliteteve në lidhje me analizën e saj të publikuar disa ditë më parë rreth procesit të licencimit dhe akreditimit të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL). Poashtu, kjo iniciativë e ÇOHU-t ka ardhur si rezultat i paqartësive dhe mos-transparencës që ka shoqëruar procesin e licencimit dhe akreditimit të BPrAL. Në këtë kontekst, ÇOHU dëshiron të sqarojë edhe një herë opinionit përfundimet e saja në analizën rreth këtij procesi. ÇOHU ka konkluduar në analizën e saj që procesi i tanishëm i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në asnjë mënyrë nuk mund të quhet akreditim i BPrAL, por ky proces mund të quhet ri-licencim, licencim, apo shikim i gjendjes që mbretëron në BPrAL.
|
|
MË TEPËR…
|
|
Licencim apo Akreditim i Universiteteve |
|
|
|
|

Shkeljet dhe mangësitë e procesit Korrik 2008 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MAShT, gjatë mandatit të kësaj Qeverie, ka vendosur si njërin prej prioriteteve të saja licencimin dhe akreditimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL). Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë Privat, si dhe ka autorizuar MAShT-in, për funksionalizimin sa më të shpejt të këtij Komisioni. Kështu, MAShT-i, ka kontraktuar Këshillin Britanik për Akreditim që të bëjë një vlerësim të jashtëm të BPrAL, mbi bazën e të cilit MAShT-i do të marrë vendim për licencimin dhe akreditimin e tyre. |
|
MË TEPËR…
|
|
Protestë e banorëve të prekur drejtpërdrejt nga projektet energjetike në Kosovë |
|
|
|
| |