-
HulumtimePërgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
-
13 Qershor '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeDegradimi i vazhdueshëm mjedisor
-
1 Prill '22
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeOnline Media Monitor
-
25 Janar '22
-
Autor: ÇOHU
-
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU! së bashku me Communication for Social Development-CSD, kanë publikuar raportin „Paratë dhe politika“ mbi shpenzimet e Komunës së Shtërpcës.
Hulumtimi është realizuar nga organizata Future Without Fear në kuadër të projektit “Sigurimi i integritetit të qeverisjes lokale përmes rritjes së kapaciteteve për hulumtim dhe monitorim nga organizatat lokale” mbështetur nga CDF - Advancing Kosovo Together-Local Solutions (AKT-LS), përmes USAID.
Të gjeturat kryesore nga raporti janë:
- Mos respektimi dhe shkelja e dispozitave ligjore të Prokurimit Publik;
- Procedurat jo efikase të Komunës në prokurimin publik në përputhje me rregullat ekzistuese të prokurimit;
- Favorët politike për ndërmarrjet në rastet e ndarjes së tënderëve;
- Nënshkrimi i kontratave në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik;
- Parregullsi në menaxhimin e kontratave të prokurimit;
- Të hyrat kapitale (aktivitetet si: lloji i pasurisë, fondi i privatizimit, lloji i të hyrave) të pa evidentuara nga Komuna;
- Tejkalimi i buxhetit të mjeteve vetanake, tejkalimi te programet e caktuara buxhetore siç është shëndetësia ku nuk kanë arritur të punësojnë staf të parashikuar me këtë buxhet;
- Komuna e Shtërpcës nuk e ka zbardhur plotësisht dhe saktësisht informacionin për pasurinë;
- Mungesa e zyrtarit për pasurinë i cili do të krijonte një regjistër të plotë të pasurisë dhe ta përditësonte vazhdimisht;
- Nuk janë barazuar të hyrat vetanake ndërmjet deparamenteve dhe zyrtarëve të të hyrave;
- Nuk janë kryer pagesat e të hyrave të inkasuara në baza ditore në bankë;
- Komuna nuk ka pasur Plan përfundimtar të prokurimit publik për vitin 2011 me c’rast, ka munguar gjithashtu Rregullorja për ndarjen e subvencioneve;
- Mungesa e kontrollit në shpenzimet e Komunës;
- Mungesa e dokumentacionit komplet për ndarje të subvencioneve;
- Mos zbatimi i rekomandimeve të Auditorit Gjeneral ndër vite;
- Raportet vjetore financiare të pakompletuar;
- Mungesa e dëshmieve se vetura vërtetë është shfrytëzuar për nevoja zyrtare, përkundër faktit se janë paguar sasi e madhe e karburantëve;