-
HulumtimePandemi në Gjyqësi
-
20 Nëntor '20
-
Autor: Rina Koliqi dhe Genc Nimoni
-
-
HulumtimeKeqpërdorimi në prokurim publik
-
23 Prill '20
-
Autor: Rina Koliqi
-
-
HulumtimeQasja në drejtësi
-
18 Nëntor '19
-
Autor: Genc Nimoni dhe Rina Koliqi
-
Kjo analizë e shkurtër shqyrton procesin e përpilimit dhe aprovimit të Strategjisë kundër Korrupsionit si dhe procesin e përpilimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit. Në këtë kontekst, kjo analizë do të vë në pah të metat substanciale të këtyre dokumenteve si dhe të procesit në përgjithësi. Kështu, kjo analizë do të argumentoj që procesi i përpilimit të këtyre dokumenteve është përcjellë me të meta thelbësore, e të cilat do të bëjnë që këto dokumente të mos mund të përmbushin synimet e tyre, atë të parandalimit dhe të luftimit të korrupsionit.
Kryesisht të meta thelbësore që e kanë shoqëruar këtë proces kanë qenë mungesa e analizës paraprake mbi infrastrukturën ligjore dhe institucionale kundër korrupsionit si dhe të dokumenteve tjera që prekin këtë fushë. Po ashtu, procesi i përpilimit të këtyre dokumenteve nuk është bazuar në një hulumtim gjithëpërfshirës i cili do të prezantonte nivelin e korrupsionit në Kosovës, shtrirjen e tij në sektorë të ndryshëm si dhe natyrën/formën e shfaqjes së tij. Pa këto të dhëna, siç do të argumentohet në këtë analizë, nuk mund të pretendohet se këto dokumentet kundër korrupsionit do të dhënë efektet e tyre. Si pasojë e mungesës së këtyre të thënave bazike, nuk ka dhe nuk do të ketë koordinim të mirëfilltë të punës në mes akterëve kryesorë në këtë proces.
Veç këtyre, i gjithë ky proces është shoqëruar me mungesë të theksuar të vullnetit politik nga Qeveria aktuale e që rrjedhimisht do të ketë pasoja fundamentale gjatë zbatimit të tyre në praktikë.
Në Grupin për përpilimin e Planit të Veprimit kundër Korrupsionit nuk ka pasë pjesëmarrje të disa akterëve kryesorë si përfaqësues të Partive Politike, sidomos të atyre parlamentare, përfaqësues të Parlamentit, të Gjykatave, të Sindikatave, të Organizatave si Qendra Inteligjente Financiare si dhe të Organizatave të Biznesit, e pa të cilët assesi nuk mund të përpilohen dokumente efektive kundër korrupsionit.
Për më shumë, Strategjia kundër Korrupsionit nuk e vë theksin në disa procese që priten të ndodhin gjatë vitin 2009 dhe 2010 si ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, privatizimi i PTK, si dhe dhënia me koncesion e Aeroportit të Prishtinës.
Përgjithësisht, procesi i përpilimit si dhe i aprovimit të këtyre dokumenteve është parë si një qëllim në vetvete, posedim per-se i dokumenteve kundër korrupsionit, por jo si një mjete për parandalimin dhe luftimin e tij. Si pasojë, ka rrezik potencial që këto dokumente në vazhdimësi të keqpërdoren nga Qeveria kinse si mjete për luftimin e korrupsionit si dhe si shprehje e qartë e vullnetit të saj politik. Ndërsa, në realitet këto dokumente assesi nuk të ofrojnë bazë të qëndrueshme për luftimin e korrupsionit, gjithmonë duke i marrë parasysh të metat e procesit të përpilimit të tyre si dhe mangësitë themelore në vet këto dokumente.