Raporte
Parate e privatizimit dhe 1,3 miliarde eurot e Autostrades PDF Print E-mail

Pikëpyetjet rreth privatizimit të kompanive publike dhe çmimit të Autostradës

 

Hapja e procesit tenderues për privatizimin e PTK-së dhe paralajmërimi për rritjen e çmimit të Autostradës Vermicë-Merdare për dy fish e gjysëm është një sabotazhë që Ministria e Ekonomisë dhe Finansave bashkë me Kryeministrin Thaçi po i bëjnë ekonomisë së Kosovës dhe qytetarit të saj.

 

Read more...
 
ANALIZE E PAKOS LIGJORE ANTIKORRUPSION PDF Print E-mail

HYRJE:

Institucionet e Kosovës së fundmi kanë aprovuar kornizën e re ligjore kundër korrupsionit . Qëllim parësorë i kësaj iniciative ka qenë mënjanimi i disa të metave dhe paqartësive që korniza e vjetër ligjore kundër korrupsionit  i ka përmbajtur. Ligjet e reja kundër korruspionit me gjithë faktin që shënojnë një përparim minimal për sa i përket kodifikimit juridik të luftës kundër korrupsionit, prapseprap nuk ofrojnë bazë adekuate dhe efektive për parandalimin dhe luftimin e korrupsioni.
Kryesisht, korniza ligjore kundër korrupsionit thekson aspekte preventive të luftës kundër korrupsionit duke anashkaluar ato ndëshkuese. Në këtë kuptim,  ligjet e reja kundër korruspionit janë mekanizma ligjor pa dhëmb duke e bërë luftimin e korrupsionit  një përpjekje të pasuksesshme. Përgjithësisht, ligjet e reja kundër korrupsionit e vendosin Agjencinë kundër korruspionit në një pozitë inferiore karshi nivelit të prezencës, llojit/formës së shfaqjes si dhe shtrirjes sektoriale të korrupsionit. Kjo pasi që ligjet e reja kundër korruspionit i lejojnë Agjencisë kompetenca kryesisht në luftimin e të ashtuquajturit (korrupsion i butë/petty corruption), përderisa luftimi i (korrupsionit të lartë - grand corruption/political corruption) bëhet jashzakonisht i pamundur.
Read more...
 
Privatizimi dhe koncesionimi i ndërmarrjeve publike PDF Print E-mail

Mënyra e menaxhimit të procesit të privatizimit dhe dhënjes me koncesion, asetet që po përgaditen për privatizim, strukturat që i prijnë këtij procesi, ligjet që (nuk) e rregullojnë këtë sektor, paraqesin një rrezik serioz për ekonominë e Kosovës dhe për vetë qëndrushmërinë e shtetit dhe pavarësinë e vendit. Si i tillë ky privatizim duhet të ndalet urgjentisht, të reformohet tërë procesi, të vendoset një participim i shoqërisë kosovare në mënyrë që këto asete të shpëtohen nga shitja e tyre nga ana e njerëzve të korruptuar dhe të shitur tek kompanitë e huaja. Politika kosovare dhe ajo ndërkombëtare e pranishme në Kosovë duhet të alarmohen për potencialin destabilizues që ka për të pasur procesi i privatizimit.

Read more...
 
Analiza e pakos së ligjeve anti-korrupsion PDF Print E-mail

Ligjvënësi dhe Qeveria e Kosovës kanë kuptuar më në fund se nuk mund të shtyhet pakoja e ligjeve antikorrupsion dhe në gjysmën e dytë të vitit 2009 kanë filluar një procedim të disa ligjeve bazike në këtë fushë, të cilat pritet të aprovohen në fillim të vitit që vjen. Në sy të parë procedimi i këtyre ligjeve dhe dokumentave tjera që paraprijnë ato, siç është Strategjia antikorrupsion dhe Plani i Veprimit, duken si një lëvizje nga pika zero. Mirëpo, kur analizohen në substancë ligjet  nga korniza antikorrupsion kuptohet me lehtësi se këto ligje po procedohen pa asnjë garancë se do të përmirësojnë luftimin e korrupsionit.

Read more...
 
Report: European Integration, Judiciary and the Fight against Corruption PDF Print E-mail

LogoReport on the situation of the justice system in Kosova prepared by the organization for Democracy, Anticorruption and Dignity “Çohu”

 

January 2009

 

Some of the main problems that have been identified and that have led to the marking the Kosova’s justice system as failed are the non-engagement in solving of a number of important cases that have affected the interests of the Kosovar’ society, the lack of consistency in the law enforcement in cases that have been treated by this system, a large number of backlog cases that have been postponed for an indefinite period of time, several accuses for corruption and a considerable number of cases where have been suspected irregularities and judges and prosecutors have been suspended and taken under investigation. 

 

Read more...
 
«StartPrev1234NextEnd»

Page 1 of 4

Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

Makina_Daci_Posteri.jpg

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?