Organizata
PROTESTO TE MERKUREN N PRISHTINE PDF Print E-mail
TE MERKUREN NE MESDITE PROTESTA KUNDER PROTOKOLLEVE TE EULEX-IT DO FILLOJE NE OREN 12:00 NGA BIBLIOTEKA KOMBETARE.
 
Kush jemi ne? PDF Print E-mail

Organizata për Demokraci Antikorrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU!, e themeluar në shtator të vitit 2005, për më pak se dy vite, deri në kohën kur po shkruhet ky tekst (Shkurt 2006) ÇOHU! ka arritur të bëhet organizata kryesore dhe nxitësi kryesor i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

 

Përkundër ambientit krejtësisht të pavolitshëm për luftimin e korrupsionit në Kosovë, për shkak të vëmendjes së kosovarëve në përcaktimin e statusit, Organizata ÇOHU! ka arritur të krijojë një identitet dhe rol të rëndësishëm në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u bërë një zyrë referimi jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Në vazhdimësi Organizata ÇOHU! mbledh informata, analizon ato, bën hulumtime dhe raporte duke ngritur kështu një presion të vazhdueshëm ndaj pushtetit me qëllim të vendosjes së mbisundimit të ligjit.

 

Pas lufte në Kosovë është krijuar një pushtet që në pjesën më të madhe nuk ka dhënë llogari as para ligjvënësit e as që mund të flitet për një transparencë e komunikim normal me publikun, shoqërinë civile dhe median. Krimi i organizuar ka qenë një kërcënim për secilin që ka ngritur zërin mbi bashkëjetesën e politikës me krim. Politika ka qenë e dominuar nga njerëz të dhunshëm, të cilët më shumë kanë vepruar në prapaskenë, duke u fshehur në vazhdimësi prapa retorikave patriotike. Në përgjithësi, problemi esencial i mungesës së mbisundimit të ligjit në Kosovë, është korrupsioni politik dhe përzierja e krimit të organizuar në politikë. Në Kosovë, në një masë të madhe është ngulfatur guximi qytetar në përballimin me këto probleme.

 Logo

Për këto dy vite, Organizata ÇOHU, jo rrallë, ka qenë një zë i vetmuar i denoncimit të hapur publik të individëve, grupeve e liderëve politik, që prapa sfondit të “ndërtimit të shtetit të ri Kosovar” kanë shfrytëzuar dobësitë institucionale për pasurim marramendës të tyre dhe klaneve të tyre.  Fatkeqësisht, korrupsioni, krimi i organizuar dhe shkelja sistematike e ligjit nga ana e pushtetarëve, të raportuara nga Organizata ÇOHU! nuk ka gjetur përgjigjen e duhur nga organet që do duhej t’i luftonin ato. Qeveria e Kosovës ka ngelur brenda retorikës kundërkorrupsion, Kuvendi i Kosovës ka trajtuar korrupsionin në mënyrë krejtësisht jorelevante, kurse nuk është përballuar asnjëherë seriozisht me krimin e organizuar.

 

Në kohën kur vendi ka shkuar drejt kolapsit me rreth gjysmën e popullsisë në varfëri, afër çerekun në varfëri eksreme, me mbi dyzet përqind papunësi, përkundër një demoralizimi të përgjithshëm në shoqëri, Organizata ÇOHU! ka arritur të krijojë një rrjet partnerësh në gjithë Kosovën, si një potencial thelbësor në luftën kundërkorrupsion.

 

Sot, Organizata ÇOHU, është bërë jo vetëm një shtyllë bartëse e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe një shpresë se Kosova do ta mbijetojë ktë depresion të madh dhe do ta jetojë epokën e mbisundimit të ligjit e të demokracisë.

 


Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

Makina_Daci_Posteri.jpg

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?