| Qeveria fut PTK-në në pazar me kompani serbe |
|
|
|
|
Nëse kjo është e vërtet atëherë këtu qeveria po vazhdon veprimet joligjore dhe jolegale duke kërcënuar shkatërrimin e kësaj kompanie për shkak të mostransparencës në vendimet e saja. Paradoksi i kësaj inisiative qëndron sidomos në faktin se Qeveria e Kosovës ka krijuar një Komitet për privatizimin e PTK-së. Nëse kjo kompani ka një eficensë të tillë që të mund të investojë në rajon, shtrohet pyetja kujt dhe pse i duhet ta privatizojë atë. Natyrisht përgjigjja edhe mund të nënkuptohet duke pasur parasysh disa veprime të qeverisë mbi PTK-në, të cilat jo vetëm që kanë qenë joligjore por edhe kanë përfaqësuar konflikte interesi dhe favorizim të korrupsionit. Madje Qeveria në thyerje të Ligjit për ndërmarrje publike ka marrë vendimin për krijimin e një Komiteti për privatizimin e PTK-së, edhe pse ky vendim sipas ligjit duhet të merret nga Parlamenti. Një marrëveshje e nënshkruar me kompaninë Dardafon pjesë e së cilës është Unitel, nuk është bërë asnjëherë publike, por që ekspertët kanë paralajmëruar se mund t’ia ulë vlerën PTK-së deri në 70%. Përvec kësaj, drejtori ekzekutiv i kompanisë Unitel, shqiptaro-amerikani Adrian Shatku, është akuzuar nga PTK se e ka dëmtuar Valën nëpërmjet të komunikimeve të ashtuquajtura sim-to-sim, që nënkuptojnë operime ilegale të thirrjeve telefonike, sidomos atyre ndërkombëtare, të cilat kanë qenë një vjedhje e zakonshme e të ardhurave të PTK-së. Është vlerësuar që nga ndërhyrje të tilla në operimin e thirrjeve Vala ka humbur miliona euro. Në anën tjetër, përkundër faktit se ka qenë e ditur se PTK ka pasur edhe akuza zyrtare kundër drejtorit ekzekutiv të Unitel, Bordi i PTK-së e pat kushtëzuar nënshkrimin e marrëveshjes më Dardafon për kandidatët për drejtor menaxhues. Ky kushtëzim ka shkaktuar edhe tërheqjen e disa kandidatëve nga gara. Drejtori aktual i PTK-së, Shyqyri Haxhaj, me të ardhur në PTK, ka nënshkruar këtë marrveshje dhe ka përkrahur inisiativën e Qeverisë për privatizimin e PTK-së, por ka dështuar ta bëjë transparente marrëveshjen me Dardafon duke u bërë pjesë e pazareve të Bordit të PTK-së dhe të Qeverisë. Këtyre pazareve të fshehta kohë më parë iu shtua edhe një marrëveshje e fsheht e drejtorit aktual me një kompani britanike, e cila supozohet se do ta mbrojë Valën nga operimet ilegale të thirrjeve të llojit që është dyshuar t’i ketë bërë drejtori i Unitel, Shatku. Pra, drejtori aktual në njërën anë nënshkruan marrëveshje kompaninë e themeluar nga personi që mendohet se e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë PTK-në dhe në anën tjetër angazhon një kompani britanike, emri i së cilës nuk dihet as sot e kësaj dite, për ta mbrojtur Valën pikërisht nga operimet e tilla ilegale të thirrjeve. Informata se milionat e PTK-së mund të futen në tregun shqiptar të telefonisë mobile vijnë në kohën kur kryeministri Thaqi është parë në takime të fshehta me biznesmenë të dyshimtë nga Shqipëria. Në një video të bërë nga televizioni maqedon A1, shifet kryeministri Thaqi tek del nga një takim me biznesmenë të dyshimtë shqiptar, të njohur si të afërt me ish-kryeministrin Fatos Nano. Informacionet nga brenda procesit flasin për mundësinë që milionat e PTK-së të investohen ngë Shqipëri në një konzorcium me kompaninë QTU, kompani kjo e blerë nga Delta Holding që është në pronësi të milionerit serb, ish-zëvendës kryeministër në kohën e Millosheviqit, Miroslav Mishkoviq. Duket se Qeveria aktuale ia ka mësyer të bëjë pazare të fshehta në shumë drejtime me kompaninë publike më fitimprurëse, PTK-në. Vendosja e konfliktit të interesit në fushën e kompanive publike nëpërmjet emrimit në pozicione vendim-marrëse të njerëzve politik por edhe të personave që kanë pronësi në kompani konkurruese të PTK-së, si dhe marrëveshjet e fshehta të nënshkruara nga Bordi dhe menaxhmenti i kësaj kompanije, po e shkatërrojnë pasurinë publike të Kosovës. Fatkeqësisht, PTK nuk është kompania e vetme të cilën Qeveria aktuale po e menaxhon në rrethana krejtësisht jotransparente që për pasojë do kenë shkatërrimin e kompanive publike. Energjetika është një tjetër sektor ku qeveria po ndjek hapa të ngjashëm të veprimeve krejtësisht të mbyllura për publikun. Nëse Parlamenti i Kosovës nuk senzibilizohet në lidhje me këto veprime të ekzekutivit Kosova rrezikon të humbas shumë në shtyllën e fundit që po qëndron në ekonominë e vendit. Ky sektor thjesht është përfshier nga politizimi, konflikti i interesit, korrupsioni dhe ndikimi i sektorit privat dhe qeveria dhe bordet e kompanive publike pothuaj se e kanë humbur fare imunitetin ndaj këtyre dukurive. Publiku i Kosovës e ka të drejtën që të ketë njohuri mbi atë që po ndodhë me kompanitë publike sepse vetëm ai është pronari i vërtet i kësaj pasurije dhe vetëm ai e ka të drejtën të vendosë për të ardhmën e këtij sektori.
Sinqerisht, Organizata ÇOHU! Prishtinë, 18 Shkurt 2009 Shih videon: http://media.a1.com.mk/media/video/09/taci-a2-05-02.wmv
|



Qeveria vazhdon të bëjë marrëveshje të fshehta në emër të kompanisë më profitabile publike, PTK-së. Inisiativa e fundit joligjore dhe jotransparente e qeverisë dhe e Bordit të PTK-së është informata se milionat e mbledhura nga kjo kompani mund të shfrytëzohen në një investim në operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri. (shif videon ne fund te tekstit)
"Privat, Privat" paska harru Kryeministri qe edhe privat nese ka shku duhet me kallxu se pse ka shku aty ne "Ballkanika" edhe me kend u taku? Me taksa te qytetareve te Kosoves po shetit me BMW, ne kem drejt me dite se pse ka shku edhe qka ka lyp aty??