Komunikata
Operatori publik shkatërrohet, ska qeveri që ta mbrojë atë për shkak të ndikimit politik PDF Print E-mail
Logo

Në fushën e telekomunikacionit ka kohë që është vendosur një konflikt interesi nga ana e Qeverisë aktuale. Njerëz në politikë në partitë në pushtet kanë interesa të lidhura me operatorin e dytë të telefonisë mobile dhe kjo është duke vazhduar dëmtimin e operatorit publik Vala 900. Kjo u pa edhe ditën kur, derisa IPKO bënte një spektakël me mediat kosovare, në të njëjtën kohë nga PTK doli informacioni për dështimin e një produkti të filluar kohë më parë. Paradoksi qëndron në atë se Vala 900 pothuaj se s'ka pasur fushatë për lansimin e produktit të ashtuquajtur 1 euro për tërë vikendin, por ka nxjerrë informacionin për dështimin e këtij produkti, të cilin pastaj mediat kosovare e kanë transmetuar menjëherë mbas spektaklit të opratorit privat te telefonise mobile.

Në anën tjetër, ka kohë që Qeveria dhe Ministria e Finansave dhe Ekonomisë praktikisht kanë injoruar një shkelje të hapur të ligjit nga ana e IPKO-s me një lojë fati që është duke e organizuar me muaj të tërë në shkelje të hapur të ligjit. Neni 9.2. i Rregullores për lojëra të fatit thotë: garat shpërblyese dhe lojërat shpërblyese që organizohen nga një entitet juridik me qëllime propagandistike nuk janë të konsideruara lojëra fati, por ato mund të organizohen nën kushtin që pjesëmarrja në këto gara të mos paguhet ekstra, që shpërblimi të jepet në produkt ose shërbime, si dhe rregullat e lojës të jenë të publikuara në shtypin ditor simbas lejes së Ministrisë se Ekonomisë dhe Finansave. Loja që IPKO ka organizuar për muajt e fundit ka kërkuar një pagesë prej 0,5 EURO për një SMS, gjë që e bëm këtë lojë shkelje të ligjit dhe qeverinë e Kosovës bashkëpjesëmarrëse duke qenë se me muaj të tërë ka lejuar këtë shkelje.

Në këtë formë, duke qenë se është vendosur qysh me kohë një ndikim në partitë politike në pushtet dhe në opopzitë, IPKO është duke e shkatërruar konkurrencen e barabart madje edhe në shkelje të hapur të ligjit, në mënyrë që të fitojë në formë jofer tregun nga operatori publik.

Qeveria aktuale është duke abstenuar tërësisht në mbrojtjen e operatorit publik mobil dhe për më keq është edhe e angazhuar në dëmtimin e tij duke përkrahur marrëveshje të dëmshme dhe krejtësisht jotransparente siç ishte ajo me Dardafon e cila praktikisht ia dha kësaj firme 78% të shërbimeve të Vala 900.

Në këtë mënyrë, duke u përfshier nga konflikti i ashpër i interesit, kjo qeveri është duke rrezikuar edhe kompani tjera publike siç ësthë për shembull edhe KEK-u. Ditë më parë në një workshop të organizuar nga Qeveria haptazi u tha në praninë e kryeministrit dhe ministrit të ekonomisë dhe finansave se kompanitë publike kosovare nuk do të shiten me çmimet e tregut, duke bërë kështu një paragjykim të proceseve të privatizimit akoma pa i filluar ato. Fatkeqësia qëndron në faktin se kompanitë publike kanë ngelur shtyllat e fundit të ekonomisë kosovare, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen përfundimisht sepse nuk ka një vullnet politik në qeveri për t’i mbrojtur ato.


Sinqerisht,
Organizata ÇOHU!, Prishtinë, 15 dhjetor

P.S. Ju lutemi gjejeni të bashkangjitur edhe raportin e botuar muaj më parë nga Organizata ÇOHU! ku është dhënë tërë logjika dhe kronologjia e shkatërrimit të konkurrencës së lirë në fushën e telefonisë mobile

 

Komentoni

Emri i juaj:
Subjekti:
Komenti:

Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

Banana_Poster.jpg

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?