| Privatzimi i korruptuar i PTK-së |
|
|
|
![]() Një gjë e ngjashme me Ferronikelin aktualisht është duke u përgaditur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e kompanisë më të madhe publike, PTK-së. Vendimi skandaloz i faljes të rreth 80% të biznesit të Valas një kompanie fantom, sot po mbrohet nga njeriu që i priu procesit që ia solli Kosovës Ferronikelin, Ministri i ekonomisë dhe finansave, Ahmet Shala. Shala ka qenë në krye të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, proces ky i vlerësuar si i dështuar. Hyrje Secili privatizim ka për qëllim kryesor përfitimin e publikut dhe zhvillimin e konomik të një vendi. Mirëpo, në Kosovë jo secili privatizim ka synuar këtë qëllim. Madje, në rastet e kompanive më të rëndësishme privatizimi në Kosovë ka sjellur më shumë dëme sesa dobi. Ferronikeli është një nga rastet e tilla. Ky projekt, përkundër faktit që nga qeveria e kaluar qe trumpetuar si një rast që do ta kthjellë ekonomikisht një rajon të tërë, jo vetëm që nuk e uli varfërinë e Drenicasve, por, për shkak të kontratës së dëmshme të nënshkruar nga AKM dhe Qeveria e Kosovës, kontribuoi në rënien e mëtutjeshme të zhvillimit duke ia marrë Buxhetit të Kosovës për çdo vit rreth 20 milionë euro si dhe ngriti ndotjen e ambientit të këtij rajoni deri në një masë kritike. Sot, Kosova thjesht po tregohet e pafuqishme të veprojë për të ndaluar dëmet e mëtutjeshme që po vijnë nga privatizimet e tilla të pa studiuara dhe të korruptuara duke qenë se kontratat e dëmshme janë përcaktuar si të parevokueshme.
Kjo ndodhë për shkak të faktit se ministrat që do duhej ta mbronin interesin e Kosovës në tenderët më të rëndësishëm të ndodhur pas lufte janë korruptuar nga firmat që kanë pretenduar tenderët. Ata kanë nënshkruajtur marrëveshjet sipas kërkesave të investuesve e jo sipas ineresit të qytetarit dhe ekonomisë së Kosovës. Në rastin e Ferronikelit, Kosova ka marrë diçka mbi 30 milionë euro në shitjen e këtij gjiganti ekonomik, por ka humbur secilin vit nga rreth 20 milionë euro falë një privatizimi skajshmërisht jotransparent dhe të korruptuar.
Një gjë e ngjashme me Ferronikelin aktualisht është duke u përgaditur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e kompanisë më të madhe publike, PTK-së. Vendimi skandaloz i faljes të rreth 80% të biznesit të Valas një kompanie fantom, sot po mbrohet nga njeriu që i priu procesit që ia solli Kosovës Ferronikelin, Ministri i ekonomisë dhe finansave, Ahmet Shala. Shala ka qenë në krye të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe kompania që ka themeluar me tashmë të promovuarin kryetar Bordi të PTK-së, Rexhë Gjonbalajn, RAR Sh.P.K. është projektuar nga këta të fundit ashtu që të kenë përfitime direkte nga privatizimi. Pra, ata që po i prijnë privatizimit të kompanive publike nuk janë garancë se ky proces do të ketë ligjshmërinë që siguron përfitim ekonomik të Kosovës.
Në këtë raport të shkurtër, Organizata ÇOHU! do të japë arsyet pse Kosova rrezikon të humb në vend se të përfitojë me privatizimin e kompanive publike në mënyrën siç ka filluar. Në vazhdim do t’i numrojmë faktorët që rrezikojnë që privatizimi i PTK-së të jetë një proces që do të dëmtojë Kosovën e do të ndihmojë njerëz që i prijnë atij dhe grupeve politike të koncentruar përreth tyre. Kosova do të humb nga privatizimi i PTKsë për këto arsye:
1. Privatizimi nga njerëz të korruptuar dhe në konflikt interesiNë krye të këtij procesi gjendet njeriu që i priu privatizimit në Kosovë për pesë vite, ministri aktual, ish drejtori i AKM-së, Ahmet Shala. Sot, kur shikohet prapa, procesi i privatizimit të Ferronikelit, Llamkosit, Sharrcemit, e ndërmarrjeve tjera shoqërore, shifet se praktikisht ekonomia e Kosovës pothuaj se nuk është ndihmuar fare nga ky proces. Në anën tjeter, arsyet e dështimit të privatizimit qartësohen kur shihet se ministri Shala dhe njerëz të tjerë që sot janë në krye të kompanive publike, siç është kryetari i Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, kanë vepruar dhe veprojnë në rrethana krejtësisht të dyshimta dhe jo rrallë edhe në konflikt të pastër interesi. Rexhë Gjonbalaj politikisht u vendos në krye të Bordit të PTK-së duke qenë se ai dhe ministri Ahmet Shala janë partnerë të përbashkët në biznes privat në kompaninë RAR Sh.P.K., të cilën e kanë krijuar dhe përshtatur në atë mënyrë që të përfitojnë nga kompanitë që AKM ka privatizuar[1]. Për më shumë, në Kosovë nuk ka asnjë Ligj i cili do të ndalonten futjen në marrëdhënie të interesit ekonomik të njerëzve që kanë marrë vendime rreth privatizimit në ndërrmarrjet e privatizuara. Si pasojë, ministri aktual, si dhe kryetari i Bordit të PTK-së pas pëfundimit të pozitave të tyre të tashme do të mund të merrnin një pjesë të aksioneve të kompanisë Dardafon apo të kompanisë e cila do ta blen PTK-në në të ardhmen, gjë që krijon konflikt interesi. Kjo është parë se mund të ndodhë duke pasur para sysh faktin se kompania RAR sh.p.k. është themeluar me profil potencial për të bërë biznes me kompanitë shoqërore të privatizuara deri sot. Për të mos i përcjellur kompanitë tjera fati i Ferronikelit ku praktikisht sikur edhe në kontraten me Dardafon, kushtet i ka përcaktuar investuesi, kurse askush s’ka qenë aty për ta mbrojtur interesin kosovar, Qeveria aktuale do duhej të mendonte dy herë para se kompanitë që praktikisht janë ekonomia e Kosovës, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës t’ia lëshonte në dorë një strukture të tillë tashmë të dëshmuar si të dështuar dhe e dyshuar si e korruptuar. Nëse Qeveria ka presione nga zyrat ndërkombëtare, ashtu siç shprehen përfaqësuesit e saj në kushte anonimiteti, ajo do duhej të rrezikonte njëherë për hir të interesit të ekonomisë së dërmuar të Kosovës dhe t’iu thoshte jo këtyre presioneve duke marrë paraysh interesin e qytetarëve të cilët është e votuar t’i përfaqësojë. 2. Marrëveshja me Dardafon mund të ulë vlerën e PTK-së për 70% Vendimi i qeverisë për privatizim sikur ka ardhur në një moment kur do ta vejë nën hije një marrëveshje të arritur mes PTK-së dhe komanisë fantom Dardafon. Vendimi për privatizim ka lënë anash diskutimin e ashpër të marrëveshjes me të cilën Bordi aktual i PTK-së i dominuar nga njerëz partiak ka shpërblyer kompaninë Dardafon me 78% të biznesit të Valës brenda të ashtuquajturit shërbimi Mobile Virtual Network Operator (MVNO). Kjo marrëveshje e arritur në mënyrë tejet jotransparente praktikisht përcakton kushte krejtësisht të disfavorshme dhe të dëmshme për PTK-në ashtu siç edhe kanë alarmuar një grup punues nga PTK-ja në një raport vlerësimi të marrëveshjes[2]. Megjithë faktin se ka pasur informacione se drejtori ekzekutiv i kompanisë UNIFI, aksionare kryesore e Dardafon, ka dëmtuar PTK-në në të kaluarën me terminime ilegale të thirrjeve ndërkombëtare dhe për këtë ka qenë e paditur nga PTK, ministri Shala, ka dhënë shenja se do ta bëjë të plotfuqishme këtë marrëveshje. Qeveria e Kosovës ka ndërhyr direkt në emrimin e Adnan Merovcit si drejtor, i cili dha dorëheqje sapo e nënshkruajti një marrëveshje që potencialisht do ta kolapsojë operatrin Vala duke ia dhënë fantom-kompanisë Dardafon 78% të biznesit të operatorit Vala në kuadër të asaj që quhet MVNO. Ky vendim, sipas vlerësimit të ekspertëve, mund ta ulë vlerën e Valas për 70%. Vendimi është marrë fillimisht nga Bordi me kryetarin e tij të politizuar Rexhep Gjonbalajn, i cili është bashkëpronar me ministrin Ahmet Shala në Kompaninë RAR sh.p.k., gjë që i ven ata të dy në konflikt interesi duke qenë se Shala do të jetë njeriu kryesor në privatizimin e kompanive publike. Ulja e vlerës së Valas në mënyrë drastike dhe udhëheqja e saj në kushte të konfliktit të interesit konsiston në bërjen e kompanisë më të madhe publike leht të kapërdishme për bizneset e zakonshme të regjistruara nga njerëzit që marrin vendime në emër të kompanive publike. Në draft kontratë thuhet se marrveshja e PTK-së me Dardafonin nuk mund të rishikohet e që praktikisht me këtë marrveshje PTK-ja i falet Dardafonit, dhe si rrjedhoj asnjë kompani serioze nuk do ta privatizonte atë me këto kushte apo të paktën vlera reale e PTK-së do të ulet skajshmërisht. Pikërisht në momentin kur opinioni kosovar ishte koncentruar në kërkimin e sqarimeve për një marrëveshje të tillë kaq skandaloze me Dardafonin, edhe ICO i është bashkuar valles së Qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga kjo marrëveshje tek procesi i privatizimit. Vlen të përmendet se politikat e ICO-së për kompanitë publike janë duke u ndikuar nga mbikëqyrësi i këtyre kompanive, Ilir Salihu, i cili kishte kryer një punë të ngjashme edhe në AKM dhe nën hundën e tij dhe zyrtarëve të tjerë lokal e ndërkombëtar të AKM-së ndodhën manipulime të jashtëzakonshme në kompanitë publike për disa vite me radhë. Adoptimi i qasjes së AKM-së që i solli shumë dëme Kosovës nga ana e ICO-së vë në dyshim sinqeritetin dhe dashamirësinë e këtij institucioni për të ardhmen e ekonomisë kosovare dhe të Kosovës në përgjithësi. Sido që të jetë, kontrata me Dardafon do ta ulë drastikisht vlerën e kompanisë më të madhe kosovare dhe Qeveria e Kosovës, ICO dhe faktorë tjerë vendim-marrës, po qe se nuk i dalin në rrugë këtij procesi do ta dëmtojnë rëndë ekonominë kosovare që mund të marri përmasa shkatërruese në afat të gjatë duke qenë se kompanitë publike janë tash për tash burimi i vetëm i qëndrueshëm i ekonomisë kosovare. 3. Mos-studimi i privatizimit të deritashëm rrezikon përsëritjen e dështimeveAsnjë dokument substancial për privatizimin e kompanive publike nuk është prodhuar nga ana e Qeverisë për të pasur idene se çfarë ndodhi deri sot me këtë proces, a i solli ky proces diçka ekonomisë kosovare apo i mori asaj. Përkundër faktit që privatizimi i deritashëm në Kosovë është vlerësuar nga analiza të ndryshme si i dështuar ose i pasuksesshëm[3] dhe në disa raste madje i dëmshëm, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për privatizimin e kompanisë më fitimprurëse, PTK-së. Aryeja kryesore pse Qeveria nuk ka një vlerësim gjithpërfshirës të ndikimit të procesit të derisotshëm të privatizimit sipas gjasave vjen nga fakti se të njejtit njerëz që udhëhoqen këtë proces do të privatizojnë pjesën më të rëndësishme të ekonomisë kosovare, kompanitë publike. Përveç se nuk e ka një vlerësim të përgjithshëm për privatizimin e derisotshëm, Qeveria e Kosovës mori vendim për privatizimin e PTK-së pa lënë mundësinë e një debati që do të impononte transparencë në këtë proces. Nuk është i qartë koncepti sipas të cilit ndodh privatizimi; si ndërlidhet privatizimi i kompanive publike me zhvillimin ekonomik të Kosovës në nivel makro? A mirren parasysh parametrat tjerë ekonomik dhe social si varfëria, papunësia, zhvillimi i qëndrueshëm ekoomik, etj, kur vendoset për privatizimin e një kompanie apo ndërmarrjeje? Deri sot, Kosova thjesht nuk është ndihmuar fare nga privatizimi duke qenë se tërë të ardhurat nga ky proces mbahen të bllokuara dhe sipas gjasave ato do të përdorën nga ndërkombëtarët për ndonjë kusur në “negociatat” me Serbinë. 4. Kriza finansiare ndërkombëtare bën të papërshtatshëm momentin e zgjedhur për privatizim Institute ekonomike ndërkombëtare janë duke e rrahur kambanën e alarmit për shtetet më të forta të botës për një rënje të rritjes ekonomike për vitin që vjen. Kriza finansiare ka ulur shumë aftësinë blerëse të bizneseve dhe paparashikueshmëria rrezikon të krijojë një ambient të pasigurt për investime. Kjo praktikisht do të krijojë një disbalancë mes kërkesës dhe ofertës dhe madje kjo qysh tashti po shihet në shumë shtete të forta. Ulja e investimeve, ulja e kërkesës dhe e konsumimit natyrisht do të prodhojë më tutje rënje të dukshme të çmimeve. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shitur PTK-në rrezikon që ta gjejë momentin kur çmimi i kësaj kompanie do të jetë minimal. Natyrisht, duke qenë se PTK mendohet të jetë një kompani me vlerrë deri në një miliardë euro është e pritshme që kompani të mëdha ndërkombëtare do të kishin interesim për ta blerë atë. Këtë nuk e siguron asesi momenti i krizës finansiare që Qeveria ka gjetur për ta shitur PTK-në. Kjo do t’ia ulë tutje vlerën PTK-së. Natyrisht, ky mund të jetë edhe qëllimi i ndonjë strukture të caktuar interesi të mbledhur përreth njerëzve që sollën këtë vendim në momentin më të papërshtatshëm, por kjo asesi nuk i shkon përshtat deklarimit të qeverisë dhe të kryeministrit Thaqi se do të punohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës. 5. Insistohet të ndodhë privatizimi pa ditur vlerën e tërsishme të PTK-sëVeprimet e deritashme të Qeverisë së Kosovës të lidhura me vendimin për privatizimin e PTK-së nxisin dyshimin se ky proces është filluar nga ndonjë grup që ashtu sikundër ia dhuroi Dardafonit pjesën më të madhe të Valas, edhe mund ta ketë përgatitur një shitje të tëresishme të PTK-së ndonjë fantom firme të tillë. Një indikator tjetër që tregon se një strategji e tillë është në veprim është edhe deklarimi i ministrit të ekonomisë dhe finansave, Ahmet Shala, se vlerën e PTK-së do ta vendosë tregu. Ky është një absurditet tjetër i këtij procesi duke qenë se praktikisht hapet mundësia që vlera e PTK-së të mos jetë e ditur për publikun kosovar gjë që lë mundësinë për udhëheqësit e këtij procesi ta ulin pafundësisht vlerën e kësaj kompanie dhe atë deri në një çmim banal që do të jetë i kapërdishëm për fantom-firmat e ngjashme me Dardafon. Në momente të ndryshme vlera e PTK-së ka qenë e ndryshme, por një vlerësim i përgjithshëm i bërë në fillim të vitit 2007 ka nxjerrë një vlerë të përafërt me 1 miliardë euro. Natyrisht ka mendime se kjo vlerë ka rënë në ndërkohë, por ka edhe ekspertë që thonë se kjo vlerë mund të jetë edhe mbi një miliardë. Një vlerësim real i vlerës së PTK-së do ta bënte të vështirë manipulimin e procesit dhe duket se pikërisht kjo është arsyeja pse ministri kontraverz Shala insiston që të mos ndodhi ky vlerësim para se të shkohet në privatizim. 6. Nuk është sqaruar mbi çfarë baze është marrë vendimi për privatizimPrivatizimi i kompanisë më fitimprurëse në Kosovë, PTK-së, duhet të përcjellet patjetër me një studim më të hollësishëm për përparësitë dhe mangësitë që mund t’i ketë ky vendim. Nuk mund të prehet dhe pastaj të matet siç është shpesh duke vepruar Qeveria e Kosovës në sektorin e kompanive publike. Nëse Qeveria nuk ka ide e as përgaditje adekuate për të gjetur një zgjidhje të studiuar mirë, atëherë gjithsesi nuk do duhej të ngutej me privatizimin pikërisht të atyre kompanive që janë të rrallat me bilancë pozitiv në Kosovë. Manipulimi i procesit të privatizimit të PTK-së është shumë i mundshëm kur kihet para sysh se akoma nuk është zhvilluar një strategji për privatizimin e Kompanive publike (Koha ditore, 11 shtator, 2008). Ministri Shala ka deklaruar për media se “privatizimi i PTK-së do të jetë i tërësishëm ose i pjesshëm” (Kosova sot, Lajm, tetor 2008), gjë që tregon se akoma pa pasur një ide rreth privatizimit të kompanive publike është marrë vendimi për privatizimin e kompanisë më fitimprurëse publike, PTK-së. Përveç faktorëve të lartpërmendur që rrezikojnë t’ia ulin vlerën PTK-së, ekziston një dallim i madh në mes qasjes “privatizim i tërësishëm” dhe “privatizim i pjesshëm”. Vendimi për këto dy alternativa është arritur praktikisht, gjë që përjashton mundësinë që Komiteti i krijuar të arrijë në një përfundim tjetër eventual, për shembull përfundimin se PTK nuk duhet të privatizohet akoma apo se nuk duhet të privatizohet fare pasiqë është një kompani fitimprurëse. Pra, praktikisht, nuk ekziston asnjë lloj sqarimi të bazës mbi të cilën është marrë vendimi për privatizim. 7. Tregu i telefonisë mobile vazhdon të qeveriset nga një ART e korruptuarSot e kësaj dite tregu i telekomunikacionit rregullohet nga një person i vetëm, udhëheqësi i Bordit të ART-së, Anton Berisha, shkeljet e të cilit nuk u adresuen as nga Qeveria Thaqi përkundër deklarimit të kryeministrit se do ta luftojë korrupsionin. Berisha ka shkelur të gjitha rregulloret e ligjet e mundshme në fushën e telekomunikacionit përfshirë këtu edhe ligjet e parimet e prokurimit në Tenderin për operatorin e dytë të telefonisë mobile, por edhe vetë rregulloren për themelimin e këtij autoriteti dhe Ligjin për telekomunikacion.[4] Tri herë rresht ART-ja e prirë nga Anton Berisha ka shpërblyer me licensë për operatorin e dytë të telefonisë mobile kompaninë Dukagjini dhe përfundimisht ART e ka shpërblyer po këtë kompani me licensën për MVNO një borxh ky i vjetër i Anton Berishës ndaj pronarit të kompanisë Dukagjini, Ekrem Llukajt. ART ka dëmtuar buxhetin e Kosovës për 16.2 milionë euro për shkak të mos mbledhjes të borxhit nga kompania Dukagjini me rastin e tërheqjes së saj nga licensa për operatorin e dytë të telefonisë mobile. Përveç kësaj ART, gjegjësisht shefi i saj Berisha, ka nënshkruar një marrëveshje interkoneksioni mes Valas e IPKOs që është shumë e disfavorshme për operatorin publik. Përkundër tërë këtyre manipulimeve, përkundër deklarimit të vazhdueshëm të Qeverisë Thaqi se ka ardhur aty për ta luftuar korrupsionin, askush në politikën kosovare nuk ka pasur fuqi t’i dalë në rrugë këtij manipulimi. 8. Fondi i privatizimit i bllokuarFondi prej mbi 300 milionë euro i privatizimit të kompanive shoqërore vazhdon të ngelet i bllokuar. Askush nuk e di si do të përfundojë fati i këtij fondi, i cili do duhej të përdorej për përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Shumë leht mund të ndodh që një pjesë e këtij fondi ose i tëri të shkojë për ndonjë lloj kusurimi në “negociatat për çështje praktike”. Duke pasur para sysh se akoma ekziston një mungesë e kushtetutshmërisë në Kosovë dhe se shumë kompetenca janë të paqarta, kurse zyrat ndërkombëtare kanë akoma kompetenca të rezervuara madje edhe fuqi ekzekutive, askush nuk mund të ketë ndonjë parashikim të sigurt mbi fatin e parave që do merren nga privatizimi i kompanive publike. Kjo qeveri nuk ka qenë e zonja të zgjidhë problemin e 20%-shit të punëtorëve në fondin e privatizimit të ndërmarrjeve me spin off special. Natyrisht, Ligji për ndërmarrjet publike ka përcaktuar Qeverinë si aksionare kryesore në kompanitë publike, por ne jemi dëshmitarë kur vendime shumë të rëndësishme të qeverisë kthehen mbrapsht nga zyrat e huaja që akoma kanë mandat administrimi në Kosovë. Kjo rrezikon që edhe ndonjë vendim në lidhje me përdorimin e fondit eventual nga privatizimi të jetë së paku i kushtëzuar nga interesat jokosovare. PërfundimNëse nuk studiohen mirë të gjitha rrethanat dhe faktorët e lartpërmendur privatizimi i kompanisë më të madhe publike rrezikon të jetë një tjetër privatizim i dështuar. Sindikatat, punëtorët dhe publiku kosovar do duhej të insistonin që disa nga parakushtet e domosdoshme të plotësohen para privatizimit:
Duke pasur parasysh mungesën e vullnetit të Qeverisë për të organizuar një proces të bazuar në ligj që merr parasysh interesin e përgjithshëm dhe strategjik të Kosovës, si dhe duke pasur parasysh veprimet e deritashme të gabuara të qeverisë në këtë sektor, rëndësia që kanë kompanitë publike për ekonominë e Kosovës kërkon një forcim të rolit të sindikatave, punëtorëve dhe ekspertëve brenda kompanisë dhe poashtu ekspertëve të tjerë të pavarur. Mediat veçanërisht por dhe shoqëria civile duhet të marin një rol aktiv në këtë çështje me qëllim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Kosovës i cili në vend se të përfitojë nga privatizimi vetëm sa po varfërohet dhe më shumë. [1] Uebfaqja e Agjensionit të Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë http://www.arbk.org/arbk/KerkimiBizneseve/tabid/66/language/sq-AL/Default.aspx [2] Raporti i aspektit komercial të draftmarrëveshjes MVO PTK-Dardafon, Dokumenti i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, 20.10.2008 [3] Privatizimi dhe post-privatizimi në Kosovë, Forum 20015 <http://www.forumi2015.org/home/index.php?option=com_content&task=view&id=47&Itemid=79> [4] Dëmtimi i sektorit publik nga korruptimi i politikës, Rast studimi: tregu i telekomunikacionit, Organizata ÇOHU!, Analizë #2, Qershor 2008 – www.cohu.org |




