Komunikata
Organizata ÇOHU! ka folur me argumente PDF Print E-mail

Logo Ky reagim i Organizatës ÇOHU! vjen si rezultat i disa keqkuptimeve dhe kudër-reagimeve të disa personaliteteve në lidhje me analizën e saj të publikuar disa ditë më parë rreth procesit të licencimit dhe akreditimit të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL). Poashtu, kjo iniciativë e ÇOHU-t ka ardhur si rezultat i paqartësive dhe mos-transparencës që ka shoqëruar procesin e licencimit dhe akreditimit të BPrAL. Në këtë kontekst, ÇOHU dëshiron të sqarojë edhe një herë opinionit përfundimet e saja në analizën rreth këtij procesi. ÇOHU ka konkluduar në analizën e saj që procesi i tanishëm i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në asnjë mënyrë nuk mund të quhet akreditim i BPrAL, por ky proces mund të quhet ri-licencim, licencim, apo shikim i gjendjes që mbretëron në BPrAL.

Këtë konkludim ÇOHU! e ka bazuar në disa fakte dhe argumente. Së pari, Qeveria e Kosovës me vendimin e saj të datës 30 Janar 2008, ka vendosur të themelohet ‘Komisioni i Akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë Privat’. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka bërë shkelje direkte të Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Kosovë sepse me këtë ligj shprehimisht thuhet se akreditimi është kompetencë e Agjensionit të Akreditimit të Kosovës e jo e ndonjë Komisioni të formuar nga Qeveria apo nga Ministria e Arsimit. Së dyti, ÇOHU ka argumentuar që kuadri ligjor dhe nën-ligjor në fuqi është i mangët dhe konfuz për sa i përket licencimit dhe akreditimit të BprAL dhe mungojnë edhe dy Udhëzime Administrative për sa i përket akreditimit të BPrAL të kërkuara me Ligj.

 

Poashtu, ÇOHU! ka argumentuar që koha dhe metodologjia e përdorur gjatë këtij procesi nuk sigurojnë mjet adekuat mbi të cilin mund të merren vendime rreth akreditimit të BPrAL. Periudha kohore prej 40 ditësh është shumë e pakët nëse merret për bazë se procesi i akreditimit, sipas ekspertëve, merr kohë nga 6 deri në 12 muaj për tu përfunduar. Po ashtu, të dhënat e nxjerra nga pyetësori i dërguar tek BPrAL nuk kanë ku të bazohen në mungesë të kritereve të paracaktuara dhe të publikuara në UA të kërkuara me Ligjin mbi Arsimin e Lartë. 

 

Kështu, ÇOHU! duke u bazuar në thyerjen ligjore nga ana e Qeverisë, në mungesë të kritereve dhe procedurave të qarta për akreditim (mungesa e dy UA për akreditim), në metodologjinë e mangët, ka konkluduar se procesi i tanishëm assesi nuk mund të quhet akreditim i BPrAL, por ky proces më shumë i ngjanë ri-licencimit, licencimit apo shikimit të gjendjes që mbretëron në BPrAL. Përveç këtij aspekti, ÇOHU! po ashtu ka argumentuar që ka pasur disa ndërhyrje, kryesisht nga persona të lartë politik, që janë bërë gjatë procesit të licencimit dhe akreditimit. Dhe kështu, ÇOHU! ka pohuar se po që se vendosen këto ndërhyrje në kontekstin e mos-transparencës dhe paqartësive të këtij procesi, lihet hapësirë për vendime selektive, dhe kështu korruptive për sa i përket vendimit të licencimit dhe akreditimit të BPrAL. Ministria e Arsimit asnjëherë nuk është shprehur kundër këtyre ndërhyrjeve që kanë ndodhur gjatë këtij procesi në përgjithësi. 

 

Organizata ÇOHU! dëshiron të bëjë edhe një sqarim rreth manipulimit që i është bërë Ambasadorit britanik në Kosovë, zotit Endrju Sparks, në lajmet qendrore të RTK-së më 15 korrik (2008) ku ai është pyetur se çfarë mendon për kritikat e Organizatës ÇOHU! ndaj Këshillit Britanik për Akreditim (KBA). Organizata ÇOHU! nuk e ka kritikuar për asnjë moment KBA-në por vetëm ka thënë se ky institucion është i kualifikuar të bëjë vlerësimin e kolegjeve dhe jo të universiteteve. Këto të dhëna ÇOHU! i ka marrë nga uebfaqja e KBA-së (http://www.the-bac.org/). Organizata ÇOHU! shpreh zhgënjimin e thellë me ministrin e arsimit Enver Hoxhaj i cili në pamundësi të ballafaqimit me raportin e ÇOHU!-t  me fakte dhe argumente mundohet që me forma të ulëta duke manipuluar individë dhe media të ndryshme të krijojë huti në publik dhe të sulmojë Organizatën ÇOHU!.

 

Organizata ÇOHU! megjithatë e vlerëson raportin e Këshillit Britanik për Akreditim për faktin se ai raport konkludon se asnjë universitet privat në Kosovë nuk mund as të licensohet e as të akreditohet për shkak se ato nuk i plotësojnë as kushtet minimale. E vlerësojmë edhe vendimin e sotshëm të qeverisë së Kosovës që universiteteve private të mos u vazhdohet licensa dhe as të mos akreditohen derisa ato të mos i përmbushin kriteret e cilësisë të përcaktuara ndërkombëtarisht, si dhe vendimin që tash e tutje BPrAL të aplikojnë për akreditim vetëm pranë Agjensionit të Akreditimit të Kosovës. Kjo është pikërisht një nga vërejtjet e raportit të Organizatës ÇOHU! e cila anashkalimin e AAK-së e ka konsideruar si shkelje ligji.  

 

Sinqerisht,

Organizata ÇOHU!

Prishtinë, 16 korrik 2008

 

038 248 505


Organizata ÇOHU!
 
Komentet (2)
Akreditimi i BPAL
2 Thursday, 11 September 2008 13:27
Dorjani
Si pasoj e realitetit të ndërtuar mbi akreditmin e BPAL, nga ana e Qeverisë së Kosovës, i është hapur rrugë edhe më shumë korrupcionit i cili edhe ashtu është tepër aktual në këto anë, sepse kjo është e njëjta gjë sa më pakë të lëshoshë një lloj produkti në tregë aqë më i lartë do të jetë qmimi për të. Kështu që tashmë qeveritaret tonë e kan një mundësi të mirë që ti fryejn portofolet e tyre.

Në anën tjerër plotësish pajtona me ju "Çohu", ku thuani se në tërsi është anashkaluar Agjensioni Kosovar për Akreditim, që Qeveria e Kosovës edhe njëher përsonalisht po e pohon se është e paaftë të vendos në çështje madhore, siq është çështa e arsimit të lartë. Nga kjo delë se ky pushtet vazhdimisht po kërkon që ti besohet "Despotit të mirë". (Të huajve), sepse ne jemi të paaftë të jemi të pavarurë, dhe të veprojm si të tillë.
Mbi akreditimin e Universiteteve në Kosovë
1 Thursday, 11 September 2008 13:15
Dorjani
Në lidhje me këtë temë mundë të them se kemi dhe po përballemi me manipulime, dhe padrejtësi të shumta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kur është fjala për Universitetet private jo të gjitha këto nuk i plotësojn kushtet për riakreditim. Këtë poe them nga fakti se Qeveria e Kosovës nuk është treguar transparente, në momentin kur të gjitha Universitet i ka futur nën një ambrellë.

Këtë provë e mbështes në faktin se edhe Agjensioni Britanik për Akreditim ka bër seleksionimin e Universiteteve në fjalë, si psh AAB, UVE-Pejë, FAMA, ILIRIA, VICTORIA, RIINVEST, UBT, jan këto Institucine të arsimit të lartë tek të cilat jan gjetur vetëm disa probleme teknike dhe jo vërejtje në cilësi. Por që si pasoj e mostransparencës së Qeverisë që të publikoj rekomandimin e Britanezve ka krijuar një amulli sa i përket problemit në fjalë.

Prandaj edhe mediat tona të cilat edhe njëher vëretojn se në Kosovë nuk ka gazetari hulumtuese, kan shkruar dhe fëlliqur siq vetëm ata dinë për Universitetet Private, duke anashkaluar gjendjen e UP-së, e cila është e mjerueshme si në pikpamje ekonomike ashtu edhe në aspektin e mësimdhënjës dhe mësimnxënjes.

Këtu kemi të bëjm edhe me diskriminimin më të madh që ka mundur të ndodhë, mund ta merrni me mend UP anashkalohet nga procesi i akreditimit nga ana e Britanezve, kurse do të hyjë në këtë procesë kur inspektimi fillon nga ana e Agjensionit Kosovar, gjë që për qeverin (shtetin), nuk do të jetë vështirë ti bëj nder UP-së, pa marrë parasysh nga gjendja atje ti bëj për vete anëtarët e komisionit nga të cilët do të kërkohet që për UP-në, ti mbyllin sytë.

Komentoni

Emri i juaj:
Subjekti:
Komenti:

Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

PemaAntikorrupsion2.JPG

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?