Komunikata
Aeroporti i Prishtinës – pasoja e parë e politizimit të ndërmarrjeve publike PDF Print E-mail

 

LogoNdërmarrjet publike kanë ngelur arena e përplasjes së interesave të partive politike në pushtet dhe të atyre në opozitë. Bordet dhe strukturat menaxhuese të Ndërmarrjeve publike janë politizuar skajshmërisht dhe po vazhdojnë të politizohen. Derisa Qeveria e Kosovës ka marrë kompetenca në raport me ndërmarrjet publike, kjo nuk është përcjellur njëkohësisht me krijimin e mekanizmave mbikëqyrës për këto ndërmarrje.

Në këtë situatë, dhe kur kihet parasysh emrimi direkt politik i disa drejtorëve të ndërmarrjeve publike, siç është rasti i PTK-së dhe Aeroportit të Prishtinës, pa ndonjë mekanizëm të fortë të mbikëqyrjes këto ndërmarrje mund të kthehen në fushëbeteja për përfitime të ngushta politike e ekonomike. Që nga emrimi i ushtruesit aktual të detyrës së drejtorit të Aeroportit, zotit Agron Mustafa, i emëruar politikisht në këtë post, kanë filluar punësimet jashta kritereve të parapara me procedura ligjore. Në Aeroport poashtu ka pasur edhe shkarkime pa ofruar për opinion ndonjë arsye për këto shkarkime.

Vendimi i u.d. të drejtorit menaxhues të Aeroportit të Prishtinës për të shkarkuar dy menaxherë nuk është përcjellur me sqarimet e nevojshme për opinionin publik. Kandidatët e shkarkuar kanë deklaruar për media se arsyeja e shkarkimit të tyre është inisiativa për të krijuar një sindikatë të pavarur të punëtorëve. Nëse kjo është e vërtet, ky veprim i u.d. të drejtorit të Aeroportit ka bërë shkeljen e së drejtës për asociim të lirë.

Natyrisht, menaxhmenti i mëparshëm i Aeroportit është përcjellë më shkelje të jashtëzakonshme të raportuara gjerësisht edhe nga mekanizma monitorues ndërkombëtarë. Aeroporti i Prishtinës ka qenë vazhdimisht i përfshier nga manipulime nga më të ndryshmet dhe në këtë kuadër madje ka pasur edhe dyshime për vepra serioze penale. Një nga aspektet më të kritikuara në mandatet e drejtorëve të kaluar të Aeroportit ka qenë mënyra e punësimit. Madje të lidhura me këtë aspekt kanë qenë edhe dyshimet për zhdukjen dhe vrasjen e një personi.

Ajo që e bën situatën shumë brengosëse tashti në Aeroport është se praktika e punësimeve jashta kritereve ligjore ka vazhduar edhe me u.d. të drejtorit menaxhues aktual. Nëse kjo situatë nuk monitorohet në mënyrë adekuate dhe të pavarur, ka rrezik që pasojat për këtë ndërmarrje me rëndësi strategjike për Kosovën të jenë shumë të mëdha. Kryeministri Hashim Thaçi ka filluar mandatin e tij me zotimin për luftimin e korrupsionit në ndërmarrjet publike, por veprimet e deritashme nuk kanë sjellur asnjë rezultat. Në të kundërtën, vendimet në lidhje me kompanitë publike kanë përfaqësuar vetëm politizim të mëtutjeshëm të tyre. Bordet e ndërmarrjeve më të mëdha, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit janë mbushur me njerëz të partisë dhe poashtu drejtuesit e këtyre kompanive janë vendosur nga listat partive politike. Fatkeqësia thellohet kur kihet para sysh se sot sindikatat e punëtorëve është praktikisht jofunksionale për shkak të lidhjes së vazhdueshme të interesave të liderëve të sindikatave me pushtetin. Kjo krijon një situatë kur debati për sektorin e kompanive publike është më i nevojshëm se kurdoherë duke qenë se ato përbëjne pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës. Është e qartë se Qeveria e Kosovës ka shfaqur tendenca të forta për politizim e shfrytëzim të kompanive publike për interesa të ngushta partiake. Prandaj, është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës, Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit, media kosovare, të bëjnë një monitorim më strikt të këtij sektori me qëllim të ruajtjes së aseteve dhe parandalimit të degradimit të tyre si pasojë e politizimit të tyre.


Sinqerisht,

Organizata ÇOHU!

Prishtinë, 5 shtator, 2008

 
Komentet (2)
Aeroporti
2 Wednesday, 18 March 2009 19:14
genta
Aeroporti eshte bere nje ent per punesim i partive politike ne pushtet.
Menaxhmenti i tashem eshte dukshem me i vrazhde ne kete drejtim sesa ai i kaluari.
aeroportii pdkzuar
1 Monday, 24 November 2008 20:43
berna
mendoj dhe jam e sigurt qe jemi tu jetu ne nje koh te Stalinizmit.kjo qeveri nuk i don njerzt e menqem nuk e don trunin e kesaj shoqerie,dojn vetem cubat e tyre.Mendoj qe populli duhet me u qu ne protesta e me e rrezu kete qeveri te stalinizume se smujna me duru mo kshtu.

Komentoni

Emri i juaj:
Subjekti:
Komenti:

Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

Q000.jpg

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?