Animal Farm PDF Print E-mail
Posteri “Animal Farm... See More

Organizata COHU! ka shpërndar dy posterë në rrugët kryesore të kryeqytetit gjatë natës së kaluar. Posteri "Animal Farm" dhe "Të shiturit po na shesin" kishte për qëllim të senzibilizojë qytetarët për praktikën e luksit ekstrem që po përcillet nga ana e politikës kosovare dhe mungesën e ndjeshmërisë së të njejtve rreth aseteve publike, sidomos për kompanitë publike.

Libri i George Orwell "Animal Farm" është një emblemë e literaturës botërore që përshkruan logjikën hipokrite të liderëve që fillojnë luftën për clirimin e një vendi dhe përfundojnë me praktika të ngjashme ose të njejta me ata kundër të cilëve kanë luftuar. Gjatë tre mujorit të parë të këtij vitit, Qeveria e Kosovës vazhdoi dhe për më keq thelloi praktikat e luksit të tepruar duke shpenzuar për tre muaj rreth 26 milionë euro. Kësaj situate më shumë se cilësdo tjetër i përgjigjet libri i Orwell-it, "Animal Farm".

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, e zhytur në manipulime e korrupsion, po vazhdojnë faljen e kompanive publike tek kompanitë e huaja. Deri më tani, kemi pasur një proces që është quajtur privatizim, por që efektivisht ka dërmuar ekonominë kosovare, e ka varfëruar Kosovën, dhe e ka cënuar mundësinë e Kosovës të funksionojë si shtet.

Qeveria e Kosovës tashmë ka falur Aeroportin e Prishtinës, Termocentralin Kosova B dhe është në prag të një procesi të privatizimit të PTK-së, të përfshier nga konflikte të interesit. PTK, si kompania më e vlefshme kosovare është në radhë për tu sakrifikuar nga ana e politikës kosovare si shkëmbim për mosndëshkushmërinë e tyre për korrupsionin.

Ne jemi në situatën kur akterë ndërkombëtarë me interesa në "privatizimin" e pronës publike në Kosovë janë duke dhënë përkrahje për të siguruar mosndëshkushmërinë e ministrave të dyshuar për korrupsion, kurse këta të fundit thjesht po falin kompanitë publike si shkëmbim.

Kështu, ky proces tashmë ka një pasojë të shumëfisht. Sot paraja publike shpenzohet pa kurrfar kriteri, duke përfunduar në xhepat e zyrtarëve të lartë publik, kompanitë publike thjesht po transferohen në duart e kompanive të huaja dhe në fund po instalohet logjika e mosndëshkimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Organizata COHU!

Prishtinë, 7 korrik, 2010
 

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?