Raporte
Analiza e pakos së ligjeve anti-korrupsion PDF Print E-mail

Ligjvënësi dhe Qeveria e Kosovës kanë kuptuar më në fund se nuk mund të shtyhet pakoja e ligjeve antikorrupsion dhe në gjysmën e dytë të vitit 2009 kanë filluar një procedim të disa ligjeve bazike në këtë fushë, të cilat pritet të aprovohen në fillim të vitit që vjen. Në sy të parë procedimi i këtyre ligjeve dhe dokumentave tjera që paraprijnë ato, siç është Strategjia antikorrupsion dhe Plani i Veprimit, duken si një lëvizje nga pika zero. Mirëpo, kur analizohen në substancë ligjet  nga korniza antikorrupsion kuptohet me lehtësi se këto ligje po procedohen pa asnjë garancë se do të përmirësojnë luftimin e korrupsionit.


Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion
dhe Dinjitet-ÇOHU.

Analiza e  pakos së ligjeve anti-korrupsion


Ligjvënësi dhe Qeveria e Kosovës kanë kuptuar më në fund se nuk mund të shtyhet pakoja e ligjeve antikorrupsion dhe në gjysmën e dytë të vitit 2009 kanë filluar një procedim të disa ligjeve bazike në këtë fushë, të cilat pritet të aprovohen në fillim të vitit që vjen. Në sy të parë procedimi i këtyre ligjeve dhe dokumentave tjera që paraprijnë ato, siç është Strategjia antikorrupsion dhe Plani i Veprimit, duken si një lëvizje nga pika zero. Mirëpo, kur analizohen në substancë ligjet  nga korniza antikorrupsion kuptohet me lehtësi se këto ligje po procedohen pa asnjë garancë se do të përmirësojnë luftimin e korrupsionit. Ligjet në përgjithësi janë të dobëta për disa arsye:

1.    Ligjet nuk parashohin sanksione ose parashohin sanksione aq të ulëta për shkeljen e tyre saqë për subjektet politike është më me interes shkelja e tyre dhe pranimi i sanksioneve sesa zbatimi i tyre
2.    Ligjet me qëllim ose jo, kanë mangësi dhe paqartësi edhe në ato fusha ku praktika e vendeve tjera ka treguar se mund të ketë një rregullim më të sakt
3.    Ligjet nuk parashohin mekanizma dhe procedura mbikëqyrëse gjë që praktikisht lë në vullnetin e vetë shkelësve që të deklarojnë drejt ose jo finansat dhe pasuritë e tyre
4.    Janë vazhduar paqartësitë rreth kompetencave dhe njëkohësisht mungesa e kompetencave të agjensioneve me rëndësi esenciale për luftimin e korrupsionit, siç janë për shembull Qendra për intelegjencë finansiare (FIC) dhe Agjensioni antikorrupsion
5.    Nuk janë themeluar ose funksionalizuar institucione të kërkuara me ligj

Pra, përgjithësisht ligjet nga korniza antikorrupsion janë bërë qëllimisht të dobëta dhe pa grancitë e duhura për të pasur sukses në luftimin e korrupsionit, problem ky që është duke e ngrirë përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, duke nxjerrë në këtë mënyrë Qeverinë e Kosovës në kundërshtim me retorikën kryesore qeverisëse për përspektivën e integrimit në BE.

Përgjithësisht dështimi i krijimit të një kornize të fortë e funksionale antikorrupsion ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin dhe kjo mund të konstatohet fare leht me një analizë të thjesht të disa dokumentave. Për shembull, Strategjia antikorrupsion e propozuar nga Agjensioni antikorrupsion në verën e vitit 2008 është refuzuar nga Kuvendi i Kosovës si dokument i dobët por përmbajtja e njejt e Strategjisë është aprovuar nga i njejti Kuvend në nëntor. Pastaj, ligji antikorrupsion është aprovuar me ndryshime minore edhe pse gjerësisht edhe nga vetë Agjensioni antikorrupsion është konsideruar si jofunksional.

Dobësitë e përgjithshme të ligjeve nga Korniza antikorrupsion konsistojnë në faktin se ato kanë sanksione tepër të dobëta dhe për subjektin ose zyrtarin e bëjnë më me interes pagesën e gjobave ose përballimin e masave administrative sesa deklarimin e finansave ose të pasurive. Për shebull derisa në Kosovë mosdeklarimi i finansave të partive politike nënkupton një dënim prej 3.000 deri 10 000 eurosh, e njëjta vepër në Kroaci sanksionohet me6 800 deri në 68.000 euro. Në anën tjetër mosdeklarimi ose deklarimi i rrejshëm i pasurisë akoma në Kosovë nuk është vepër penale por kufizohet në masa administrative që varen nga vetë institucioni të cilit i takon zyrtari.

Ligjet poashtu kanë dispozita që qëllimisht krijojnë mundësi të manipulimit të zyrës publike. Për shembull, Ligji për konflikt të interesit parasheh që deri në 20% të aksioneve për një zyrtar mund të lejohen në një kompani private dhe kjo të mos konsiderohet konflikt interesi. Pastaj, nëse zyrtari ka më shumë sesa 20% thjesht parashihet bartja e tyre tek një subjekt a person tjetër fizik. Normalisht, ky aspekt në vendet në situata të ngjashme me Kosovë rregullohet ashtu që konflikt interesi konsiderohet çfarëdo përqindje në sektorin privat.

Përveç se sanksionet në draftligjet të kornizes antikorrupsion janë parapar të jenë të dobëta, në të njejtat nuk janë përcaktuar as mekanizma që do të mbikëqyrin asetet dhe finansat e partive politike. E vetmja qendër që mund të mbikëqyr finansat e partive politike, është Qendra për Intelegjencë finansiare (FIC), e cila ka një mandat tepër konfuz dhe përkundër faktit se ajo finansohet nga Buxheti i Kosovës, institucionet e Kosovës pothuaj se nuk kanë asnjë kompetencë në raport me këtë institucion. Në anën tjetër Agjensionit antikorrupsion pothuaj se nuk i është lënë asnjë mekanizëm që do të mbikëqyrte finansat e partive politike, gjë që e bën këtë institucion të pafuqishëm dhe joefektiv.

Kjo analizë e Organizatës ÇOHU! në mënyrë krahasuese jep fakte dhe argumente mbi dobësitë e kornizës ligjore antikorrupsion. Duhet të theksohet poashtu se një varg ligjesh të nevojshme as që kanë filluar të bëhen nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kështu, Kosova nuk ka Ligj për privatizim edhe pse pasuria më e madhe është duke u përgaditur për privatizim, nuk ka kornizë ligjore për luftimin e krimit të organizuar, nuk ka legjislacion që rregullon marrëdhënjet mes zyrtarëve të përfshier në procesin e dhënjes me koncesion dhe të privatizimit të partive politike dhe të sektorit privat.

Institucione të rëndësishme për luftimin e korrupsionit të parapara me ligj nuk janë themeluar ose funksionalizuar fare. Agjensioni Kosovar për Intelegjencë shumë i rëndësishëm për sigurimin e evidencave për shkelje vazhdon të jetë jofuksional. Agjensioni për administrimin e pasurisë së sekuestruar mbi bazën e dyshimeve të përfitimit të paligjshëm nuk është themeluar fare edhe pse është paraparë me Ligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. Në anën tjetër në këtë Ligj është normuar një paradoks sipas të cilit pasuria e konfiskuar në raste të veçanta Agjensia mund të kërkojë nga organi kompetent që pasuria e konfiskuar t’i lihet në shfrytëzim personit të cilit i është konfiskuar ajo.
Përgjithësisht, përkundër faktit se mungesa e luftës kundër korrupsionit është konstatuar në vazhdimësi nga Komisioni Evropian si dështimi kryesor i Kosovës, përkundër faktit se kjo qeveri tërë retorikën e vet e ka mbështetur në integrimet evropiane, korniza ligjore në fushën antikorrupsion ngelet e dobët dhe pa asnjë garanci për sukses.

Kjo analizë është bazuar në draftligjet dhe ligjet e dokumentat e botuara në Gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës. Ekzistojnë grupe të punës që po punojnë në draftet që akoma janë në procedurë rishikimi, si dhe draftligje tashmë të kompletuara në të cilat komisionet gjegjëse nuk kanë dhënë qasjen e kërkuar nga Organizata ÇOHU!.

 
1. Projektligji për Financimin  e Subjekteve Politike

Ligji per financimin e subjekteve politike edhe 2 vite pas shpalljes se pavasrsisë po neglizhohet dhe nuk po miratohet. Janë mbajtur zgjedhjet lokale akoma pa pasur ligj të miartuar për finacimin e subjektve  plitike. Projket ligji per finacimin e partive politke qe është në procedur të miratimit përmban të meta të medha, sidomos nëse krahasojmë sanksionet për pranimin e finacimeve të ndaluara të këtij projektligji me ligjet e vendeve të rajonit (për shembull Kroacia apo Shqipëria).

Ne neni 21 i cili ka të bëjë me dispozitat ndëshkimore, pika 1 caktohet gjoba prej 3000 deri 10 000 euro për cënim të dispozitave të këtij ligji. ÇOHU! Konstaton se këto gjoba duhet të rriten ose të shumfishohen sepse nuk ka logjikë që një subject politik i cili shkel dispozitat e këtij ligji dhe pranon një donacion të pa ligjshëm për shembull në vlerë prej 1 milion euro të gjobitet me 10 000 euro. Në Kroaci p.sh. gjobat sillen nga 6800 deri në 68 000 euro.
Po ashtu në piken 2 të këtij neni caktohet gjoba prej 300 deri në 1000 euro për personin përgjegjes brenda partisë për cënimin e dispozitave të këtij ligji. ÇOHU! rekomandon që këto gjoba të rriten në mënyrë që të ngritet edhe presioni për respektim të këtij ligji. Në Kroaci p.sh gjoba shkon deri në 2600 euro.

Po ashtu ÇOHU! propozon që brenda nenit 21 të shtohet edhe një pike e cila do të sanksiononte edhe personat fizik dhe juridik që japin donacion në kundërshtim më dispozita të këtij ligji. Në Kroaci p.sh. personat fizik dhe juridik që japin donacione të ndaluara dënohen me nga 13 600 EUR.

Në nenin 4 pika 1.1. dhe pika 1.3., thuhet se burime fianciare të subjekteve politke përbëhen nga  Kuotizacionet (pagesat) e antarësisë dhe çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme. ÇOHU! ka kërkuar nga grupet punuese që nenin 4 pika 1.1. të deshmohet (me anë të faturave), se anëtarët e subjekteve politike paguajnë kuoten e antarësisë, gjithashtu ne piken 1.3. të po këtij neni të ceket saktësisht se si dhe qysh  fitohet kjo pasuri.

Në nenin 5 pika 1.1. dhe pika 1.2. të caktohet shuma se sa lejohet të marrin subjektet politike nga personat fizik me të drejt vote dhe sa nga personat juridik për një vit kalendarik (p.sh në Kroaci nga personat fizik kjo shumë është 12 500 euro, ndërsa për personat juridik është 13 600 euro).

Në nenin 7 pika 3. shuma e caktuar e mjeteve buxhetore dedikuar fondit për mbeshtetje të partive politike nuk mund të kalojë 1% të buxhetit të Kosovës. Kjo pikë e këtij neni duhet të përmirsohet në mënyrë që shuma të caktohet në varësi të buxhetit të Konsoliduar, e jo me anë të përqindjes fikse. Ne shqiperi  shuma caktohet nga Kuvendi, ndërsa në Kroaci kjo shumë kap kuoten prej 0.056% e buxhetit shtetëror. Zgjidhja më e mirë do të ishte që shpenzimet totale që mund të kryej një subjekt politik nuk duhet te kalojë 10 fishin e shumës më të madhe që një subject politik ka marrë nga fondet publike (Rasti i Shqipërisë Kodi Zgjedhor i Shqipçrisë neni 87.1 dhe 87.2).
    
Në nenin 8 të shtohet pika 2. ku duhet të caktohet që shpenzimet totale që mund të kryej një subjekt politik nuk duhet të kalojnë 10 fishin e shumës më të madhe që një subjekt politik ka marrë nga fondet publike. Dhe pika 3. ku kandidati i pavarur ose i propozuar nga zgjedhësit nuk duhet të kalojë 50% të shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike (Rasti në Shqipëri Kodi Zgjedhor i Shqipërisë neni 90.3 dhe 90.4).
    
Në nenin 10 pika 2.3. të ceket se në rast të mos regjistrimit të asnjë subjekti të ri politik çka duhet të bëhet  me këtë 10% të rezervuar për subjektet e reja politke, pra të  saktësohet destinimi i këtyre mjeteve.

Subjekti Politik, për qëllimet e parapara me nenin 13 pika 2, duhet të hapin  një llogari bankare të veçantë, në njërën nga bankat komerciale të lejuara në Republikën e Kosoves. ÇOHU! Konstaton se duhet që kjo llogari të kontrollohet nga AKK ose që AKK-ja të ketë qasje në kontrollin e kësaj llogarie.
    

2. Ligji për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose të Konfiskuar

    Në bazë të këtij ligji është parapar të krijohet Agjensioni për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. Ky Agjension nuk është krijuar, e që kjo nënkupton se ky ligj nuk mund të jetë funksional. Gjithashtu ky ligj përmban disa të meta të cilat nëse nuk evitohen do ta bëjnë ligjin jo-funksional.

Neni 6 pika 2 e këtij ligji parasheh se Agjensioni administron dhe ruan të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar dhjetë vite nga data kur Agjencsioni ka pranuar vendimin e formës së prerë për konfiskim nga gjykata apo organi tjetër kompetent. Në këtë nen duhet të ceket se çfarë do të ndodhë me këto të dhëna.

Neni 7 pika 6. Në rastet e veçanta Agjencia mund të kërkojë nga gjykata apo organi tjetër kompetent që pasuria e sekuestruar t’i lihet për ruajtje apo shfrytëzim personit të cilit i është sekuestruar pasuria. Në këtë nen ÇOHU! konstaton se është e nevojshme të specifikohen se cilat janë ato raste te veçanta. Vërejtje : sa do te ishte e dobishme ose e ligjshme nese dikujt qe i eshte konfiskuar pasuria t’i kthehet prap. Ajo pasuri mund t’i kthehet vetëm në raste kur vërtetohet se ajo pasuri është e ligjshme, me anë të një vendimi të formes së prerë nga gjykata kompetente.

Neni 8 pika 2. Gjykata njofton palët në procedurë dhe Agjensionin lidhur me vendimin për shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. Në këtë nen është e nevojshme të sqarohet se sa do tq ishte e ligjshme tq shitet pasuria pqrderisa nuk ka një vendim te formës së prerë (të qartësohet se kur bëhet kjo).

Neni 11 Secili zyrtar i Agjensionit është i detyruar që t’i ruaj fshehtësitë për të gjitha të dhënat të cilat konsiderohen konfidenciale. Informatat e caktuara mund të zbulohen vetëm në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare. Në këtë nen ÇOHU! konstaton se duhet të sqarohet se çfarë konsiderohet konfidenciale e çfarë jo.


3. Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit

    Me anë të këtij ligji mëtohet të arrihet parandalimi i konfliktit të interesit, mirpo ky ligj ka disa të meta, të cilat nese nuk evitohen do ta bëjnë këtë ligj jo-funksional dhe do të jetë e vështirë parandalimi i konfliktit të interesit.

Neni 12.1 parasheh se  zyrtari i cili përfundon ushtrimin e funksionit publik nuk ka të drejtë për 1(një) vit të punësohet ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e ndërmarrjeve publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës 2 (dy) vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve. ÇOHU! kërkon që në këtë nen caktohet se zyrtari i cili ka ushtruar funksion të përmendur të mos ketë të drejten të ushtojë funksione të permendura në ketë nen së pasku 5 vjet.

Neni 16.4 Votimi dhe vendimi i marrë nën ndikim mbi vullnetin e zyrtarit është i pavlefshëm, kjo në rrethana të caktuara duhet  të cilësohet edhe si vepër penale.

Neni 17.1 Zyrtari pronar i aksioneve gjegjësisht pjesës së kapitalit, në vlerë mbi 20%, të kapitalit të ndërmarrjes gjatë kohës së ushtrimit të funksionit duhet ti bart të drejtat në drejtimin e ndërmarrjes në ndonjë person tjetër (në tekstin në vijim personi i besuar). Kuota prej 20% te hiqet dhe te behet 0%, ashtu siç praktikohet në vendet e rajonit.

    Neni 17.4 parasheh se nëse personi i besuar krijon marrëdhënie afariste me institucionet e qeverisjes qendrore apo lokale, me ndërmarrjet publike apo me ndërmarrjet ku kapitali i pronës publike ka më shumë se 25% të kapitalit apo aksioneve, është i detyruar që të njoftojë zyrtarin lidhur me marrëdhëniet e tilla afariste. ÇOHU! konstaton se duhet te hiqet 25 % dhe te nënvizohet që personi i besuar të mos ketë të drejt fare në krijimin e marrëdhenieve afariste me institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale. Ky nen është në kontraditë me nenin 17.5 të ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për paranadalimin e konfliktit të interesit për zyratrët e lart publik. Ky nen thot se ndërmarrja në pronësi të zyrtarit, personit të besuar nuk ka të drejtë të lidh kontrata apo të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore apo lokale, ku zyrtari është I punësuar apo ushtron funksionin publik.

Neni 17.6 Zyrtari ka të drejt që njëherë në vit të informohet për ecuritë dhe gjendjen në ndërmarrjen ku ka pjesëmarrje (në përqindje të caktuar), më shumë se një herë në vit mund të informohet për gjendjen në ndërmarrje vetëm sipas kërkesës së aprovuar nga Agjensioni. ÇOHU! konstaton se është e nevojshme që zyrtari të   deklarojë çdo lëvizje në ndërmarrje.

Neni 22 Dispozitat e këtij ligji nuk përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore, materiale e penale të zyrtarit sipas ligjeve përkatëse për rastet që trajtohen nga Agjensioni sipas këtij ligji. Në këtë nen  duhet të theksohet se ky ligj obligon pergjegjësi ose ndjekje penale.

Rekomandime mbi amandamentimet shtesë të këtij ligji:

1.    për çdo pasuri e fituar në menyrë të paligjshme, AKK duhet të informojë prokurorinë publike
2.    asnjë zyrtar publik nuk duhet të pranojë dhurata për faktin se mundet ose ndikon në paanesinë ose pavarësinë e tij ( Rasti i ngjashem në Gjermani dhe Francë).
.

4. Projektligji për Dekalrimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë

Ky ligj ka kaluar procedurat e komisionit per gjyqësi dhe legjislacion dhe ka kaluar në prosedim për miratim ne Kuvendin e Kosovës me të meta të medha. Këto të meta që janë të analizuara më poshtë e bëjnë pothuaj se të pamundshëm suksesin  në luftimin e korrupsionit në pjesën që ka të bëjë me deklarim, prejardhje dhe kontroll të pasurisë së zyrtarëve publik.

Neni 10 pika 3. Secili qytetar ose entitet ka të drejtë që në përputhje me ligjin mbi qasjen nëdokumente zyrtare dhe bazuar në kërkesë të paraqitur me shkrim në Agjension, të ketë qasje në regjistër, të bëj kopje dhe të shkëput ekstrakt prej tij. Kërkesa me shkrim duhet të përfshij: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, adresën dhe numrin personal të kërkuesit. Ky nen duhet të ndryshohet  dhe deklarimi i pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik të publikohet ne web faqe të Agjensionit Kunder Korrupsion (AKK), me qëllim që të gjithë të mund të kenë qasje. Shumica e shteteve në rajon publikojnë deklarimet e pasurive sapo ato të mbushen nga zyrtarët.
Sqarim: Edhe pse zyrtarët e Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislaciont të Kuvendit të Kosovës kanë shprehë vullnetin për publikim të pasurisë së zyrtarëve të lartë në web të AKK-së, këta kanë lënë të hapur që kjo pauri të bëhet publike vetëm përmes formularit për qasje në dokumente zyrtare, mirpo kjo mbetet të shihet se a do të futet në ligj publikimi në web të AKK-së  apo vetëm me qasje në dokumente zyrtare.

Tek dispozitat ndëshkimore (neni 14), është dashur të përfshihet edhe sanksionimi i deklarimit të rrem të pasurisë, dhe kjo të kualifikohet si vepër penale.                                                       
Shembull: (Krahaso me Shqiperine) Deklaratat dhe të gjitha dokumentet që i shoqërojnë ato janë dokumente zyrtare. Paraqitja në to e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi (Neni 38, Deklarimi i rrem i pasurisë, ”Ligji i Shqipërisë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare, të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve publik”).

Neni 15.1. Sanksionet llogariten sipas vlerësimit të masës së shkeljes dhe sipas pozitës së zyrtarit të lartë publik. Te caktohet mbi bazen e çfarë kriteri llogaritet masa e shkeljes, si do të vlerësohet masa e shkeljes, me një, dy apo më shumë vërejtje.

Neni 15.5. Nëse zyrtari i lart publik nuk dorëzon formularin mbi gjendjen e pasurisë edhe pas ekzekutimit të detyrueshëm të sanksionit nga institucioni ku është i punësuar, Agjensioni njofton organin përgjegjës për fillimin e procedurës për shkarkimin nga detyra. Neni15.6. Institucioni është i obliguar ta informojë Agjensionin për vendimin e tij final. Këtu duhet të caktohet koha se deri kur institucioni duhet të marrë vendim.


5. Qendra e Intelegjences Financiare

FIC- është themeluar me rregulloren 2004/2 të UNMIK-ut, në kuader të Shtyllës së Policisë dhe Drejtësisë. Ajo financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Shefi i kësaj qendre sipas kësaj rregullore emrohet nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm me rekomandimin e zëvendësit të PSSP-së për polici dhe drejtësi. Qendra i dorëzon raporte zëvendësit të PSSP-së çdo tre muaj. Kjo qender gjithashtu i bën rekomandime ministrit të ekonomisë dhe financave, drejtorit të departamentit të drejtësisë, policisë dhe shërbimit doganor në Kosovë lidhur me masat të cilat mund të ndërmerren dhe ligjet të cilat mund të miratohen për luftimin e larjes së parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

Kompetencat kryesore të kësaj qëndre janë mbikëqyrja dhe hetimi i shpërlarjes së parave, mbikëqyrja e institucioneve financiare si bankat institucionet kreditore, këmbimoret e parave, OJQ-të, partitë politike, avokatët, kontabilistët dhe revizorët e licensuar, pastaj  për organizata afariste,  transaksionet me pasuri te paluajtshme, si dhe qarkullimin e mjeteve monetare brenda dhe jashtë Kosovës.

Një pjesë e kompetencave të këtij institucioni në fushën e luftimit të korrupsionit sidomos kur janë në pyetje zyrtarët publik duhet të ndahen ose t’i kalohen Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit. Ky i fundit është kufizuar në hetime administrative dhe në masa administrative, gjë që po e pamundëson procedimin e efektshëm të informatave të denoncuara nga publiku.
    
OJQ-të dhe Partitë Politike sipas kësaj rregullore nuk mund të pranojnë me tepër se 1000 euro në ditë një burim i vetëm, dhe as të paguajn para që tejkalojnë 5000 euro brenda ditës cilitdo marrës të vetëm. Poashtu  OJQ-të dhe Partitë politke obligohen në bazë të kësaj rregullore të ruajnë llogaritë të cilat shënojnë të ardhurat dhe shpenzimet. Llogaritë do të identifikojnë të ardhurta sipas burimit, shumës, mënyrës së pagesës, siç është pagesa me para apo me urdhërpagesë dhe pagesat sipas marrësit, destinimin e shfrytëzimit të fondeve si dhe menyrën e pagesës. Dokumente e llogaritjeve ruhen pesë vjet dhe do të jenë në dispozicion të Qendrës.

Kur transferi i të drejtave mbi pasurinë e paluajtshme përfshin një transaksion ose transaksione në një shumë të hollash që tejkalon10 000 euro, secili transaksion duhet të behët me anë të urdhërpagesës ose transferit bankar. Kjo rregullore iu ndalon zyrave kadastrale komunale regjistrimin e transferit të të drejtave nëse nuk kanë urdhërpagesen ose transferin bankar siç kërkohet më lart. Duke qenë se ka pasur shumë dyshime për manipulime me pasuritë e palujtshme në Kosovë sidomos të pronave të komunave është e nevojshme që edhe në këtë fushë t’i jepen kompetenca AKK-së.

Sqarim: siaps raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, ky institucion i cili është themeluar me rregulloren e UNMIK-ut 2004/2, tani është nën ombrellen e EULEX-it. Mirpo është e rëndësishme për të cekur vazhdimi i funksionimit të këtij institucioni ne bazë të nje rregullore të UNMIK-ut i cili tashmë nuk është më ekzekutiv në Kosovë, dhe gjithashtu nuk dihet për pergjegjësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për kontrollim financiar, nga kush emrohet drejtori i këtij institucioni dhe kujt i jep pergjegjësi drejtori i këtij institucioni gjegjësishtë FIC-i në përgjithësi.

Rekomandime:
Shumë kompetenca të domosdoshme për luftimin e korrupsionit nga ana e AKK-së praktikisht janë në duart e FIC. Deri sot FIC nuk ka treguar ndonjë afinitet në mbikëqyrjen e pasurisë dhe finansave të zyrtarëve publik dhe të partive politike. Duke qenë se AKK është krijuar me qëllim të luftimit të korrupsionit në sektorin publik duhet të ketë kompetenca të ngjashme me FIC.
Poashtu, Kosova akoma nuk ka Ligj mbi spastrimin e parave edhe pse në kohën kur ka investime të shumta kapitale në infrastrukturë po dalin dyshime se po ka manipulime të mëdha me tenderë. Kjo fushë akoma është e rregulluar me rregullore të UNMIK-ut dhe siç dihet ky i fundit ka humbur rëndësinë që kishte më herët. Edhe pse FIC de facto është nën EULEX, është e nevojshme që institucionet e Kosovës të nxjerrin Ligj mbi spastrimin e parave.


6. Projektligji Kundër Korrupsionit

    Ndonëse ky projektligj është futur serish në procedura të miratimt, në esencë pothuaj se është i ngjashëm me ligjin kundër korrupsioni të miratuar në vitin 2004. Me anë të këtij ligji ka qenë e duhur që të fuqizohet AKK- Agjensioni Antikorrupsion, mirpo një gjë e tillë edhe me anë të këtij projektligji nuk ka ndodhur, kompetencat janë të njejta dhe AKK me keto kompetenca të cekura në këtë projektligj do ta ketë të vështirë luftën kundër korrupsionit. Shif rekomandimet në pjesën për FIC.

    Neni 5. i cili flet për kompetencat e AKK-së, duhet të futet edhe e drejta për të bërë padi për raste të dyshuara për korrupsion.


Ligjet (projektligjet) e Analizuara:

Projektligji për Financimin  e Subjekteve Politike.
Ligji për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Projektligji Kundër Korrupsionit .
Rregulloren 2004/2 të UNMIK-ut .
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
 
ANEKS

Strategjia dhe Plani i veprimit anti-korrupsion 2009-11

Duke i pasur parasysh mangësitë e shumta gjatë procesit të përpilimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit, të metat në vet këto dokumente, ÇOHU! si pjesë e shoqërisë civile pjesëmarrëse në Grupet Punuese për përpilimin e Planit të Veprimit kundër Korrupsionit ka  paraqitur disa rekomandime thelbësore para organeve vendim-marrëse. Këto rekomandime janë parakushte themelore pa të cilat dokumentet e përpiluara kundër korrupsionit nuk do të kenë një bazë të qëndrueshme ku mund të bazohen,  kështu nuk do të mund t’i japin efektet e tyre atë të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Fatkeqëisht këto rekomandime të shoqërisë civile janë injoruar nga ana e AKK-së dhe e gupeve punuese. Vlen të theksohet se Kuvendi i Kosovës njëherë ka refuzuar draft-strategjinë kundër korrupsionit në vitin 2008 me arsyetim se nuk siguron luftim të efektshëm të korrupsionit, por e ka aprovuar të njejten përmbajtje në nëntor të këtij viti.

Strategjia dhe plani i veprimit anti-korrupsion 2009-11, është miratuar në fund të vitit 2009 që nënkupton se një vit ka shkuar akoma pa miratim të saj, tash mbeten veq dy vite për tu implementuar kjo strategji. Projekt Ligjet të cilat janë parapr për tu miratuar gjatë vitit 2009 nga kjo strategji nuk janë miratuar akoma. Këtu bëjnë pjesë edhe projekt-ligji për financim të partive politike dhe projekt-ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.
Rekomandimet per strategjin dhe planin e veprimit të bëra para miratim të tyre e të injoruara në tërësi janë:

-Të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse e gjendjes ekzistuese e cila do të përfshinte, por që nuk do të kufizohet vetëm në këto fusha: Infrastrukturën Ligjore dhe Institucionale kundër Korrupsionit; dokumentet si Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Jo-formale, Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Reformimit të Sistemit Gjyqësorë, Procesin e Rishikimit Funksional të Administratës si dhe ligjet dhe institucioneve të tjera që në mënyrë direkte apo indirekte kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, lidhjet ndërmjet kapjes së shtetit dhe korrupsionit politik dhe administrativ, lidhjet ndërmjet korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, etj.    

-Të bëhet një hulumtim i cili do të ofronte të dhëna mbi nivelin e korrupsionit, shtrirjen e tij në sektorë të ndryshëm si dhe natyrën e tij.

-Të bëhet një përmbledhje e problemeve dhe e natyrës së shkeljeve në secilin sektor veç e veç në mënyrë që të mund të identifikohen edhe masat adekuate të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në këta sektorë.

-Qeveria e Kosovës duhet të shprehë qartazi vullnetin e saj politik për përpilimin dhe zbatimin e këtyre dokumenteve duke marrë një vendim specifik për këtë çështje, si dhe të delegojë një përfaqësues politik në grupet punuese për përpilimin e planit të Veprimit kundër Korrupsionit.

-Të specifikohen qartazi në Strategjinë dhe në Planin e Veprimit kundër Korrupsionit, si dhe në vendimin e Qeverisë, përgjegjësia e përgjithshme e qeverisë për implementimin e këtyre dokumenteve si dhe, përgjegjësia e organeve të veçanta veç e veç.

-Qeveria të kërkojë në vendimin e saj që të gjitha organet publike qendrore si dhe lokale të emërojnë nga një përfaqësues si dhe të obligohet pjesëmarrja e tyre në grupet punuese.

-Përfaqësuesit e Komunave të Kosovës të marrin pjesë në grupet punuese.

-Të gjitha Partitë Politike, sidomos ato parlamentare, të emërojnë nga një përfaqësues në grupet punuese në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e procesit.

-Edhe pas përpilimit dhe aprovimit të Plani të Veprimit kundër Korrupsionit, Organizatat e shoqërisë civile që marrin pjesë në grupet punuese të përfshihen në konkretizimin e masave të parapara në këtë dokument sidomos në ato fusha ku mund të japin kontributin e tyre, sepse vlerësojmë që puna për krijimin e kornizës kundër korrupsionit nuk përfundon me aprovimin e këtij Plani.

-Të formohet një grup permanent që përfshinë nga një pjesëmarrës të secilit organ pjesëmarrës në Grupet Punuese dhe i cili pas aprovimit të këtyre dokumenteve kundër korrupsionit monitoron në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e tyre dhe jo që monitorimin t’i lihet vetëm Agjensionit Kosovarë kundër Korrupsionit.

-Masat apo treguesit e suksesit të parapara në Planin e Veprimit kundër Korrupsionit të jenë të qarta dhe të matshme sidomos në aspektin cilësorë.

-Të përfshihen si në Strategji po ashtu edhe në Planin e Veprimit kundër Korrupsionit monitorimi i gjithë procesit të privatizimit, shitjes së aksioneve apo të dhënies me koncesion  të Ndërmarrjeve Publike, si dhe procesi i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. Të nxirret një ligj për privatizimin e kompanive publike.

-Të theksohet në këto dokumente sidomos luftimi i korrupsionit politik.

-Domosdoshmërisht të përfshihen në këto dokumente edhe masat ndëshkimore për aktet e korrupsionit, sepse vlerësojmë se fokusimi vetëm në masa parandaluese nuk është i mjaftueshëm sidomos duke e marrë parasysh nivelin e shtrirjes së korrupsionit si dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë në akte korruptive.

-Të merren parasysh rekomandimet e vlerësimit të Strategjisë si dhe të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit 2004-2007 të bëra nga Këshilli i Evropës.


 

 
Komentet (1)
Ishalla m`rrespektohet e drejta e te shprehurit te fjales se lire.
1 Thursday, 24 December 2009 23:51
Avdyl Thaqi
Endacaket, rrespektivisht nese me lejohet me than qakojt kan ra ne coftina, te ushqehen deri sa te pelcasin ndoni dite, ne rastin konkret na te syrgjynosurit, populli, ne shtresat sociale jemi ata qe e ceka me larte "coftinat" jemi te till per kriminelet " berthama e krimit jan borgjezet qe po i vjedhin taksapagusit shqiptar" qe bajn hajgare me paret e pa`merituara qe i kan fitu brenda nates neper tendera. Me mundin dhe djersen e popullit po ushqehen t`pa rodat "Qeveritart" me lloj lloj faqesh te zeza duke i ba, lloj lloj pislliqesh te tjera qe as gomari s`mundet me jav bajt te bemat zuzarve te cubave te dardanis ne njeren ane te cilet thiren ne emrin e ish presidentit te ndjerit drr ibrahim rugaova, ndersa ne anen tjeter pjonerat me ide maresiste te ish diktatorit hoxha thirren ne emer te sakrifices se luftes se fundit. Markesistet s`jan gja tjeter perveq se matrapaz qe profesionin e tyre te loparve e kan konvertu ne politik. Ju kerkoj falje qytetarve per ofendimin e pa`qellimit qe ju bera ne lidhje me fjalen jo te mira qe e interpretova ne shenje zemerimi "coftina", kundrejt totalitarizmit kinse i modernizun, pikerisht keta akter te cilet po e tretin shpresen ton per nje jete me te mire, dita dites veq sa po behen hazard negativ i zhvillimit te mirqenjes nacionale. Duke qen ne kete lloj situate kautike sa i perket shkalles se korrupsionit no coment dhe ne anen tjeter gjyqesori asniher nuk ka ber punen e vet qe prej pas luftes ka qen i ndikuar politikisht nga lloj lloj protagonist si te fushes se fuqis financiare po ashtu edhe te njerzeve me muskuj. Jemi te vetedishem se cilat kan qen raportet e kshillit te evropes vazhdimisht ne adres te gjyqsorit te korruptuar ne vendin tone. Ateher konsideroj se rruga jon eshte larg integrimit per ne evrop, po them gjithmon duke u bazu ne punen e tendosne administrative qe egziston ne institucionet tona si ato lokale po ashtu edhe ato qendrore, ju kerkoj falje nqs jam dal jasht asaj qe eshte dashut mu fokusu ne temen e komentit.

Komentoni

Emri i juaj:
Subjekti:
Komenti:

Aktivitetet e Organizatës Cohu! në foto

PemaAntikorrupsion2.JPG

Kërko

Anketë

A mendoni se Kryeministri Thaqi po bënë punë të mirë?