| Të mbrohet prona publike |
|
|
|
|
Avni Kurshumliu, ekspert i energjisë dhe menaxher në KEK, theksoi se qëllimi i kompanive të huaja që kanë menaxhuar KEK-un për këto vitet e pasluftës ka qenë gjunjëzimi i kësaj kompanie publike në mënyrë që ndërtimi i një termocentrali prej 2100 MW me pronësi tërësisht të huaj të bëhet imperativ. Ai argumentoi se interesi i Kosovës është të mbrohet miniera e Sibovcit që ka një vlerë mbi 8 miliardë euro. Kosova sipas tij duhet të ndërtojë termocentralin Kosova B3 me kapacitet 600 MW, që mund të pasohet me termocentralet tjera B4 dhe B5. Kurshumliu theksoi se infrastruktura është e gatshme për ndërtimin e këtij termocentrali vetëm duhet filluar ndërtimin e tij. Profesori i UP, Naim Hoxha, tha se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re (C)” prej 2100 MW do t’i sjell Kosovës fitim prej vetëm 1% në vit. Në këtë mënyrë, sipas Hoxhës, populli i Kosovës jo vetëm që s’fiton asgjë por ekziston edhe rreziku i vënies së monopolit të kompanive të huaja mbi politikën kosovare. Luan Shllaku, ekspert i energjisë dhe ambientit, vlerësoi se interesi kombëtar duhet të jetë vlera e parë që duhet të mbrohet në projektin “Kosova e Re (C)”. Grupi dominant vendim-marrës në këtë projekt, sipas Shllakut, janë disa ambasada të huaja dhe institucionet ndërkombtare si Banka Botërore. Qeveria e Kosovës nuk as plan e as ide sesi ta mbrojë interesin kombëtar në këtë projekt. Sipas tij çështja më e rëndësishme tash për tash është mosnënshkrimi i projektit 2100 MW sepse kjo do të jetë e pakthyeshme për dyzet vitet e ardhshme. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, tha se ne duhet të flasim me emra kur vie puna te mbrojtja e interesit kombëtar dhe në këtë drejtim ai tha se qeveria e Kosovës ndikohet nga interesa të huaja dhe këshilltarë ndërkombtarë duke përmendur në këtë kontekst këshilltarin e kryeministrit Thaçi Ari Rabfogel. Tali tha se menaxherë të AKM-së sot janë menaxherë në Llamkos dhe Ferronikel, duke dëshmuar kështu lidhjen mes këshilltarëve ndërkombtarë dhe interesave të tyre ekonomike. Ismet Hamiti, inxhinier i telekomunikacionit me përvojë ndërkombtare dyzet vjeçare në misione të ndryshme të OKB-së nëpër botë, tha se këtu ka plan për ta shkatërruar Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës. Sipas tij qeveria tashmë e din blerësin e PTK-së. Hamiti theksoi se është e pakuptimtë për të se pse duhet që kompania më fitim-prurëse në vend të nxirret në shitje. Ai tha se Vala si pronë e Kosovës duhet të mbrohet me çdo kusht. Pjesëmarrësit në debat u pajtuan që Kosova ka ekspertë të mjaftueshëm për të menaxhuar kompanitë publike në mënyrë të suksesshme dhe se ekziston vullneti në shoqëri për të mbrojtur pronën e Kosovës. Poashtu u tha se Kosova mund të sigurojë mjete të mjaftueshme për të krijuar kapacitetet e saja energjetike nga mjetet e privatizimit, të trustit pensional, të suficitit buxhetor, të suficitit të PTK-së apo përmes kredive ndërkombtare. Si problemi kryesor për mbrojtjen e pronës së Kosovës u identifikua qeveria e Kosovës e cila është e ndikuar nga kompani të huaja dhe se nën këtë ndikim ajo po i tradhton interesat e qytetarëve të Kosovës duke i degraduar qëllimisht kompanitë publike deri në atë masë sa ato të shiten me çmime qesharake. Në këtë kontekst projektimi në KASH që qeveria e Kosovës i ka bërë vlerës së PTK-së dhe KEK-ut prej vetëm 550 milionë eurosh u cilësua si shumë i dëmshëm dhe qëllimkeq. Organizatat dhe pjesëmarrësit në debat u pajtuan që të takohen rregullisht për të parë mundësitë e mbrojtjes së pronës publike dhe interesave të Kosovës në projektin “Kosova e Re (C)”. Sinqerisht, |



Në debatin e mbajtur sot në Hotel Grand të organizuar nga Organizata ÇOHU! “Privatizimi, kompanitë publike, Kosova e Re (C): si ta mbrojmë pronën publike?” u diskutua mbi planet e qeverisë së Kosovës për të privatizuar dy kompanitë më të rëndësishme publike PTK dhe KEK-u dhe për planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re (C)”. Në debat ishin të ftuar ekspertë të energjisë, ekspertë të telekomunikacionit si dhe ekspertë të ekonomisë për të debatuar sesi mund të mbrohen më së miri interesat e qytetarëve të Kosovës. 
MBASE JENI TË INFORMUAR SE MË DT 12.10.2009 AKP KA SHPALLË TENDER TË PA LIGJSHËM PËR KËTË NDËRMARRJE E CILA NUMËRON GJITHSEJT 225 PUNËTORË.DUKE PASUR PARASYSH QË VEPRIMTARIA JONË E MËPARSHME KA QENË PRODHIMI I TUBAVE DHE PLLAKAVE TË AZBEST-QIMENTOS DHE ME REZULTATET E INSTITUTIT SHËNDETËSOR MBI 30 PËR QIND E PUNËTORËVE REZULTOJNË ME SËMUNDJE PROFESIONALE,
DUKE PASUR PARASYSH QË NDËRMARRJA KA PUNUAR ME AFARIZËM SHUMË POZITIV SI TERMINAL DOGANORË,DHE TË GJITHA OBLIGIMET NDAJ SHTETIT I KEMI KRYER ME PËRPIKËRI, DUKE PASUR PARASYSH QË PARA NJI MUAJI AKP NA KA SHTYRË TË INVESTOJMË NË NDËRTIMIN E OBJEKTIT ME VLERË MBI 700.000 MIJË EURO DHE INVESTIMET E VAZHDUESHME TJERA TË MËPARSHME ME FONDIN E KRIJUAR PREJ VETË NDËRMARRJES SONË, SHËRBIMET GRATIS NDAJ LOKALEVE TË SHËRBIMIT DOGANORË SI DHE INVENTARIT DEDIKUAR PËR PASTRIM, SHKARKIM-NGARKIM DHE MIRËMBAJTJE PESHORE TË RE PËR MAUNA ETJ.JU FTOJMË QË SË BASHKU TA SENSIBILIZOJMË KËTË PROBLEM AKUT PËR GJITHË KËTO FAMILJE, MË MIRË SOT SE NESËR ËSHTË VONË, DUKE PASUR PARASYSH QË NESËR MUND TË ESKALOJË SITUATA DHE NE DO TË GJINDEMI PARA NJË POZICIONI QË EDHE ME MJETE DHUNE TË RREZISTOJMË PËR DINJITETIN TONË JU FTOJMË JO VETËM JUVE POR TË GJITHA ORGANIZATAT JO QEVERITARE SI VETËVENDOSJA ETJ NË MËNYRË QË NJËHERË E PËRGJITHMONË TJU THEMI STOP KEQPËRDORIMEVE , ABUZIMEVE ME TENDERA TË PA SKRUPULLTA NË RRUZULLIN TOKËSORË, VETËM E VETËM PËR PËRFITIME TË TË PASURVE DHE MJERIMIN EDHE MË TË MADH TË POPULLATËS SË EDHE ASHTU TË MJERË. ANDAJ NË EMËR TË TË GJITHË PUNONJËSVE EDHE NJËHERË TË QOHEMI ME MOTON PËR TË DREJTA PËR TË JETUAR ME DINJITET