|
Raport: Integrimi Evropian, Gjyqësori dhe Lufta kundër Korrupsionit |
|
|
|
|
Raport mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë i përgatitur nga organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Çohu”
Janar 2009 Disa nga problemet kryesore, që shpesh janë identifikuar, e në disa raste kanë çuar në etiketimin e sistemit kosovar të drejtësisë si të dështuar, janë mos angazhimi në zgjidhjen e një numri çështjesh të rëndësishme që kanë prekur interesat e shoqërisë kosovare; mungesa e vendosmërisë dhe anshmëria në zbatimin e ligjit në raste të tjera që janë marrë në shqyrtim; numri i madh i lëndëve trajtimi i të cilave është shtyrë për një periudhë të gjatë; akuza të shumta për korrupsion në radhët e punonjësve të drejtësisë; e një numër i konsiderueshëm rastesh kur janë identifikuar shkelje dhe në disa raste janë pezulluar e marrë nën hetim gjyqtarë e prokurorë. |
|
MË TEPËR…
|
|
|
Operatori publik shkatërrohet, ska qeveri që ta mbrojë atë për shkak të ndikimit politik |
|
|
|
Në fushën e telekomunikacionit ka kohë që është vendosur një konflikt interesi nga ana e Qeverisë aktuale. Njerëz në politikë në partitë në pushtet kanë interesa të lidhura me operatorin e dytë të telefonisë mobile dhe kjo është duke vazhduar dëmtimin e operatorit publik Vala 900. Kjo u pa edhe ditën kur, derisa IPKO bënte një spektakël me mediat kosovare, në të njëjtën kohë nga PTK doli informacioni për dështimin e një produkti të filluar kohë më parë. Paradoksi qëndron në atë se Vala 900 pothuaj se s'ka pasur fushatë për lansimin e produktit të ashtuquajtur 1 euro për tërë vikendin, por ka nxjerrë informacionin për dështimin e këtij produkti, të cilin pastaj mediat kosovare e kanë transmetuar menjëherë mbas spektaklit të opratorit privat te telefonise mobile. |
|
MË TEPËR…
|
|
Monitorimi i Përgjigjeve Ligjore në Rastet e Korrupsionit |
|
|
|
|

Infrastruktura Ligjore Maj 2008 Objektivi i përgjithshëm i këtij raporti ёshtё monitorimi i përgjigjeve ligjore në rastet e korrupsionit. Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet (ÇOHU), ka filluar këtë nismë e cila përfshin periudhën kohore nga Tetori i vitit 2007 deri në Mars të vitit 2008, gjatë së cilës ёshtё bёrё mbledhja dhe analizimi i të gjitha të dhënave tё disponueshme në lidhje me çështjen e cekur më lartë. Përkrah qëllimit të përgjithshëm, ky raport po ashtu ekzaminon edhe infrastrukturën e tanishme ligjore anti-korrupsion. Po ashtu, ky raport shqyrton edhe dy draft ligjet; 1) “Ligji për Parandalim të Konfliktit të Interesit gjatë Ushtrimit të Funksionit Publik” si dhe 2) “Ligji mbi Deklarimin dhe Origjinën e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik” |
|
MË TEPËR…
|
|
|
|
|
Page 3 of 3 |